Auditori i Brendshëm thotë se tenderi 16 milionësh u manipulua: Është një konstruksion korruptiv

Auditori i Brendshëm thotë se tenderi 16 milionësh u manipulua: Është një konstruksion korruptiv

Auditori i Brendshëm i ka kërkuar Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës -MMPHI që ta anulojë tenderin për mirëmbajtjen e dy autostradave të Kosovës, pasi që ky aktivitet i prokurimit është i manipuluar, kurdisur dhe koordinuar me kompanitë që janë rekomanduar për kontratë. MMPHI që udhëhiqet nga ministri, Liburn Aliu, çuditshëm kishte lënë jashtë […]

MMPHI që udhëhiqet nga ministri, Liburn Aliu, çuditshëm kishte lënë jashtë grupit të Njësisë Audituese për auditimin e tenderit të Mirëmbajtjes së Autostradave, Begzad Musliun i cili është drejtor i Njësisë së Auditmit të Brendshëm në MMPHI.

Dy auditorë dhe një zyrtar i ministrisë së Mjedisit ishin autorizuar të kryenin auditimin, por Musliu duke u thirrur në përgjegjësitë e veta ligjore ka bërë një raport i vetëm për krejt procesin e aktivitetit të  procedurës se prokurimit të këtij tenderi.

Televizioni Kanal 10 ka publikuar faqen e fundit të raportit që ka bërë drejtori i Njësisë së Auditimit, Begzad Musliu.

Aty shihet se auditori i ka kërkuar MMPHI-së që të anulojë tenderin, pasi sipas tij, ky aktivitet i prokurimit është i manipuluar, kurdisur dhe koordinuar me kompanitë që janë rekomanduar për kontratë.

“Konkluzioni i Përgjithshëm: Bazuar në të gjeturat e theksuara më lartë, konsolidojmë se ky Aktivitet i Prokurimit është i manipuluar, kurdisur dhe koordinuar me operatoret ekonomik të caktuar. Është një konstruksion korruptiv me pasoja të mëdha të humbjeve financiarë për MMPHI”, thuhet në konkluzionin e përgjithshëm.

Prandaj, sipas auditorit, për të shpëtuar nga dëmet e më tejme, ai ka rekomanduar që të anulohet menjëherë ky aktivitet i prokurimit dhe të kthehet në fazën e planifikimit të mirëfilltë.

“Ju duhet të ndërmerrni të gjitha masat ligjore dhe disiplinore për ti rivendosur kontrollet menaxheriale në Departament të Infrastrukturës rrugore dhe në Divizionin e Prokurimit, sepse Ju nuk keni besueshmërinë minimale objektivë dhe ligjore në kontrollet menaxheriale të apostrofuar”, thuhet në këtë raport i cili mbanë vulën e datës 23 qershor 2022.

Nga ana tjetër, edhe Njësia e Auditimit që ishte autorizuar nga Liburn Aliu ka dorëzuar para disa ditëve raportin e auditimit për këtë procedurë tenderuese, por minsitria nuk po lejon qasje në këtë dokument. /Periskopi/

Ministria e Infrastrukturës nuk lejon qasje në Raportin e Auditorit për tenderin 16 milionësh

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?