Një vit me Qeverinë Kurti: Plot kriza brenda, izolim nga jashtë

Një vit me Qeverinë Kurti: Plot kriza brenda, izolim nga jashtë

Sot Qeveria Kurti 2 i mbush një vit që  nga marrja e detyrës edhe zyrtarisht. Gjatë kësaj periudhe një vjeçare ka pasur një sërë zhvillimesh në vend, të cilat në pothuajse të gjitha rastet kanë ngjallur pakënaqësi të madhe tek qytetarët e Kosovës, fakt ky i shprehur së  fundmi edhe përmes një sondazhi nga PIPOS […]

Kosovën nën udhëheqjen e Qeverisë Kurti 2 për një vit e kanë karakterizuar krizat e vazhdueshme të  brendshme si dhe një  bllokim i plotë  në  sferën ndërkombëtare. Kështu, me ta marrë detyrën, Qeveria e Albin Kurtit ka qenë në qendër të kritikave për punësime nepotiste. Për të vazhduar tutje, me një eskalim të situatës me COVDI-19, gjatë verës së vitit 2021.

Edhe vjeshta nuk solli ndonjë përmirësim të situatës. Gjatë kësaj përiudhe, Kosovës po i përfundonte zotimi i saj për mosaplikim për anëtarësime ndërkombëtare, zotim ky i bërë nga Qeveria Hoti në Marrëveshjen e Washingtonit. Mirëpo as pas këtij momenti, Qeveria Kurti 2 nuk arriti ta bënte asnjë anëtarësim në organizatat ndërkombëtare dhe po ashtu nuk e ka sjellur as edhe një njohje të re. Përkundrazi, diplomacia e jashtme e udhëhequr nga Ministrja e Punëve të  Jashtme, Donika Gërvalla, shquhej për skandale të njëpasnjëshme. Tutje, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, edhe pas një viti në pushtet nuk e ka vizituar ende Shtëpinë e Bardhë në Shtetet e Bashkuara të  Amerikës.

Tetori ishte i rëndë për Lëvizjen Vetëvendosje dhe Kryeministrin Albin Kurti. Subjekti i tij, që kishte marrur pushtetin tashmë, pësoi debakël në  zgjedhjet lokale të tetorit. Kështu, partia në pushtet, jo vetëm që nuk fitoi komuna të reja por i humbi edhe ato që po i udhëheqte më herët, Prishtinën dhe Prizrenin. Organizimi i zgjedhjeve, ashtu si përherë, u vlerësuar lartë dhe rezultati u pranua nga të gjitha subjektet politike.

Pjesa e dytë e vitit të  kaluar ishte problematike për Qeverinë Kurti edhe në raport me aleancën perëndimore. Qeveria Kurti 2 e ka refuzuar projektin e Gazsjellësit Amerikan, i cili nga analistët në vend vlerësohej si i rëndësishëm për sferën energjetike të Kosovës si dhe për interesin gjeopolitik të Shteteve të  Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor. Qeveria Kurti, po ashtu nuk ka arritur të sillte ndonjë progres që vlen për t’u përmendur as në raport me dialogun Kosovë -Serbi, pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare.

Fundviti i kaluar doli të ishte tragjiko-komik për Qeverinë Kurti 2. Kosova u përball me një krizë të jashtëzakonshme energjetike. Me javë të tëra vendi është ballafaquar me reduktime të mëdha, të cilat shkonin edhe deri në 24 orë. Ose reduktime ose shtrejtim të rrymës, thoshte Kurti. Kriza energjetike që përcillej me reduktime, vazhdoi tutje vetëm se ajo tani përcillej me përpjekje për shtrejtim të rrymës. Pas një  debati të  madh publik, ky qytetarët dhe opozita e kundërshtuan fuqishëm, madje edhe protestuan për këtë shtrejtim, në fund Qeveria vendosi për shtrejtimin e energjisë elektrike.

Krahas shtrejtimit të energjisë elektrike, që nga vjeshta e vitit të kaluar Kosovën e kishte prekur edhe një ngritje e vazhdueshme e shtrejtimit të produkteve të tjera ushqimore. Gjithçka kulmoi, kur para pak javësh, çmimi i vajit kishte shkuar në 3.49 E. Kjo bëri që në vend sërish të fillonte një debat dhe të shprehej pakënaqësia e qytetarëve me menaxhimin e vendit nga Qeveria Kurti 2. Përpos vajit kishte ngritje të theksuar edhe në derivate si dhe në disa produkte të tjera.

Qeverinë Kurti 2 një vjetori i saj po e zë me një pozicion tashmë të njohur të saj, plot jostabilitet dhe paqartësi. Qeveria e Kosovës është në një përpjekje për anëtarësim në  NATO me procedura të përshpejtuara, por Departamenti Amerikan i Shtetit e cilësoi këtë përpjekje si komplekse dhe që kërkon qasje afatgjate. Po ashtu, Qeveria Kurti 2 ende nuk ka ndonjë vendim të prerë rreth mbajtjes apo jo të zgjdhjeve të Serbisë në Kosovë ndërkohë që Mali i Zi mbrëmë refuzoi edhe zyrtarisht një kërkesë për mbajten e zgjedhjeve të Serbisë atje.

Një vit me Qeverinë Kurti: Kriza nga brenda, izolim nga jashtë. Para pak dite, në një sondazh të fundit të publikuar, 50.5% e qytetarëve janë shprehur se do të iknin nga Kosova, po të kishin mundësi. / PERISKOPI

 

Të ngjashme
KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku