“126% rritje e çmimit për 4 vjet, rroga mesatare e vogël” – Komentet e Osmanit për ZRRE-në

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kundërshtuar propozimin për rritjen e çmimit të rrymës për 15%, shkruan Periskopi. Osmani përmes një postimi në Facebook, ka treguar komentet që kanë dërguar në adresën e ZRRE. Në komentet e presidentes, mes tjerash përmendet rritja e rrymës brenda 4 viteve pothuajse 126%. Tutje, theksohet se paga mesatare në […]
Osmani përmes një postimi në Facebook, ka treguar komentet që kanë dërguar në adresën e ZRRE.
Në komentet e presidentes, mes tjerash përmendet rritja e rrymës brenda 4 viteve pothuajse 126%.
Tutje, theksohet se paga mesatare në Kosovë është shumë më e ulët krahasuar me vendet e tjera të Evropës dhe bën që rritja e çmimit të rrymës të ketë ndikim të rëndë tek qytetarët kosovarë.
Postimi i plotë:
Presidenca e Republikës së Kosovës kundërshton propozimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike në vend, pasi ky propozim është në kundërshtim me kornizën ligjore që e obligon ZRRE-në të përkujdeset për mbrojtjen e konsumatorit dhe injoron situatën ekonomike dhe aspektin e mirëqenies në vend.
Komentet e dërguara sot në ZRRE nga Presidenca e Republikës së Kosovës lidhur me propozimin për shtrenjtimin e energjisë elektrike mund t’i gjeni më poshtë:
Presidenca e Republikës së Kosovës kundërshton propozimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike në vend, pasi ky…
Posted by Vjosa Osmani on Friday, March 28, 2025
Presidenca e kundërshton propozimin e ZRRE-së për rritjen e çmimit të rrymës












