BE-ja, Britania, Italia e OSBE-ja e dënojnë ashpër moscertifikimin e Listës Serbe: Krejt çka u tha?

BE-ja, Britania, Italia e OSBE-ja e dënojnë ashpër moscertifikimin e Listës Serbe: Krejt çka u tha?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka certifikuar sërish Listën Serbe për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, me dy vota për, dy kundër dhe shtatë absentime. Vendimi ka shkaktuar reagime të shumta nga aktorët ndërkombëtarë. Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka thënë se veprimet e tilla “kërcënojnë ta shkatërrojnë reputacionin e fituar me […]

Vendimi ka shkaktuar reagime të shumta nga aktorët ndërkombëtarë.

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka thënë se veprimet e tilla “kërcënojnë ta shkatërrojnë reputacionin e fituar me mund të Kosovës si një demokraci multietnike dhe të dëmtojnë marrëdhëniet me partnerët e ngushtë”.

Ai ka shtuar se shpreson që PZAP-ja do ta zhbëjë vendimin e KQZ-së.

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka cilësuar vendimin si një largim nga standardet ndërkombëtare të zgjedhjeve dhe cenim të së drejtës për pjesëmarrje politike.

“Jemi seriozisht të shqetësuar nga polarizimi politik në rritje brenda KQZ-së, i reflektuar në sjelljen e votimit që duket se drejtohet nga interesa partiake dhe jo nga kriteret ligjore dhe parimet demokratike. Një sjellje e tillë minon paanshmërinë dhe besueshmërinë thelbësore për një organ të pavarur të menaxhimit të zgjedhjeve”, thuhet në reagimin e OSBE-së.

Bashkimi Evropian në Kosovë gjithashtu shpreh keqardhje dhe thekson se vendimi reflekton politizim të procesit zgjedhor nga Lëvizja Vetëvendosje dhe partitë e tjera, duke shkelur parimet e një procesi të rregullt dhe gjithëpërfshirës.

“Sjellje të tilla janë të dëmshme për një proces zgjedhor gjithëpërfshirës në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe raportin e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të BE-së”, thuhet në reagim.

Edhe ambasada e Italisë në Prishtinë ka shprehur keqardhje lidhur me vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme të 28 dhjetorit.

Në reagimin e saj, Ambasada thekson “rëndësinë e sigurimit të një procesi zgjedhor plotësisht demokratik, ku të gjitha forcat politike të kenë mundësi të marrin pjesë në mënyrë të drejtë dhe gjithëpërfshirëse.”

Kjo është hera e tretë që KQZ-ja nuk e certifikon fillimisht këtë parti, pasi ngjashëm veproi edhe për zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit dhe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Në të dy rastet e mëhershme, PZAP-ja ia kishte rrëzuar vendimin e KQZ-së.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lista Serbe i fitoi 9 prej 10 ulëse të garantuara për pakicën serbe në Kuvendin e Kosovës.

Ndërsa, ajo i fitoi të gjitha 10 komunat me shumicë serbe në zgjedhjet lokale të tetorit, duke u rikthyer në pushtet pasi i kishte braktisur institucionet e Kosovës më 2022.

Gjatë mbledhjes të martën, KQZ tha se 24 subjekte politike, prej të cilave 18 parti politike, 3 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur, aplikuan për zgjedhjet e këtij muaji.

Në këtë mbledhje, ajo i certifikoi 22 subjekte politike./Periskopi/

Të ngjashme
KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

“Deçan, je krenaria e krejt shqiptarisë”, Haradinaj pas tubimit zgjedhor: Me Aleancën dhe Ardian Gjinin në krye, Kosova ka me u bo diamant

“Deçan, je krenaria e krejt shqiptarisë”, Haradinaj pas tubimit zgjedhor: Me Aleancën dhe Ardian Gjinin në krye, Kosova ka me u bo diamant