Hoti: 100 eurot nuk e zgjidhin problemin e rritjes së çmimeve, duhet të merren masa afatgjate

Hoti: 100 eurot nuk e zgjidhin problemin e rritjes së çmimeve, duhet të merren masa afatgjate

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, deklaroi se vendimi qeveritar për të ndarë nga 100 euro për punëtorët e sektorit privat dhe publik reflekton varfërinë e politikave fiskale dhe sociale të ekzekutivit. Sipas tij, sado e dobishme mund të duket nuk e zgjidh problemin e çmimeve e as nuk përfshin bujqit dhe të papunët. “Vendimi i […]

Sipas tij, sado e dobishme mund të duket nuk e zgjidh problemin e çmimeve e as nuk përfshin bujqit dhe të papunët.

“Vendimi i sotëm reflekton varfërinë e politikave fiskale dhe sociale të Qeverisë për të mbrojtur standardin e jetës së familjeve. Kjo ndihmë e njëhershme prej 100 euro, sado e dobishme, nuk e zgjidh problemin e rritjes së çmimeve. Për më tepër, kjo ndihmë nuk përfshinë mijëra të papunë dhe ata që merren me bujqësi”, tha ai.

Sipas tij, duhet ndërmarrë masa afatgjate, të cilat tha se i kanë propozuar kur filloi të shfaqet kriza.

Ai ka përmendur pesë masa, ndër to edhe tërheqjen e një shume të kursimeve pensionale.

“1. Nuk është dashur të rritet çmimi i energjisë. 2. Duhet të indeksohen përfitimet pensionale dhe sociale për normën e inflacionit të çmimeve të produkteve ushqimore bazike. 3. Duhet të rriten subvencionet në bujqësi. 4. Duhet të rritet paga minimale. 5. Duhet konsideruar tërheqjen e një shume të kursimeve pensionale”, shtoi Hoti.

Qeveria e Kosovës, sot ka marr vendim që të ndajë 100 euro shtesë për të gjithë pensionmarrësit për muajin prill – pension bazik, pension kontributpagues, pension për aftësi të kufizuar, pension të veteranit. 100 euro për 300 mijë punëtorët e sektorit privat. 100 euro për 80 mijë punëtorët e sektorit publik. 100 euro për 80 mijë studentët. 40 mijë pako ushqimore për familjet në nevojë. Rreth 800 mijë qytetarë përfitues – çdo familje. /PERISKOPI/

Të ngjashme
Donald Trump zbulon avionin e ri presidencial

Donald Trump zbulon avionin e ri presidencial

WP: Netanyahu mund të sabotojë marrëveshjen SHBA–Iran

WP: Netanyahu mund të sabotojë marrëveshjen SHBA–Iran

Pas Zvicrës, edhe Kroacia do të shtojë numrin e trupave ushtarake në Kosovë

Pas Zvicrës, edhe Kroacia do të shtojë numrin e trupave ushtarake në Kosovë

“Jam lojtar, më lini”, momenti i sikletshëm në kampin e Spanjës, rojet e sigurisë nuk e njohin yllin e kombëtares

“Jam lojtar, më lini”, momenti i sikletshëm në kampin e Spanjës, rojet e sigurisë nuk e njohin yllin e kombëtares

SHBA kalon në epërsi ndaj Australisë

SHBA kalon në epërsi ndaj Australisë

Dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit rriten dukshëm pas marrëveshjes SHBA-Iran

Dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit rriten dukshëm pas marrëveshjes SHBA-Iran

Një stuhi e fortë godet Cyrihun, raportohet për dëme të konsiderueshme materiale

Një stuhi e fortë godet Cyrihun, raportohet për dëme të konsiderueshme materiale

Nxirren nga deti dy predha të Luftës së Dytë Botërore në Porto Palermo të Himarës, foto

Nxirren nga deti dy predha të Luftës së Dytë Botërore në Porto Palermo të Himarës, foto

I kërkuar me urdhër gjykate, arrestohet 57-vjeçari i dënuar me pesë vite burg për sulm seksual

I kërkuar me urdhër gjykate, arrestohet 57-vjeçari i dënuar me pesë vite burg për sulm seksual

Tërmet 3.6 ballë në Shqipëri

Tërmet 3.6 ballë në Shqipëri

Haxhiu paraqet ankesë në PZAP, kërkon rinumërim të plotë të votave të kandidatëve të PDK’së: Procesi ka deformime

Haxhiu paraqet ankesë në PZAP, kërkon rinumërim të plotë të votave të kandidatëve të PDK’së: Procesi ka deformime

Qeveria në detyrë mban mbledhje, merren disa vendime

Qeveria në detyrë mban mbledhje, merren disa vendime

Nesër mbahet testi i maturës, do i nënshtrohen mbi 19 mijë nxënës – Ministria jep detaje

Nesër mbahet testi i maturës, do i nënshtrohen mbi 19 mijë nxënës – Ministria jep detaje