Miratohet Projektligji për rritjen e pagës minimale

Miratohet Projektligji për rritjen e pagës minimale

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar Projektligjin për Pagën Minimale. Pas këtij votimi në kabinetin qeveritar dhe më pas në Kuvend, i hapet rruga edhe rritjes së pagës minimale në Kosovë, e cila deri më tani ka qenë vetëm 130 deri në 170 euro për disa kategori. Paga minimale në Kosovë nuk […]

Pas këtij votimi në kabinetin qeveritar dhe më pas në Kuvend, i hapet rruga edhe rritjes së pagës minimale në Kosovë, e cila deri më tani ka qenë vetëm 130 deri në 170 euro për disa kategori. Paga minimale në Kosovë nuk ka ndryshuar që nga viti 2011.

Sipas këtij Projektligji, tani e tutje paga minimale në Kosovë do të jetë 264 euro bruto, kurse neto do të jetë fiks 250.

Kryeministri Albin Kurti, bëri gjithashtu me dije se me këtë ligj, pagat deri në shumën e 250 eurove do të lirohen nga pagesa e tatimit në pagë.

Ai pati thënë më herët se nga rritja e pagës minimale pritet të përfitojnë mbi 100 mijë punëtorë në vend.

Hekuran Murati, Ministër i Financave, Punës dhe Transfereve në këtë mbledhje tha se miratimi i projektligjit për pagën minimale kontribuon edhe në rritjen ekonomike të vendit dhe produktivitetin e punëtorëve në vendet e punës.

Ndërkohë, me miratimin e këtij projektligji pritet të ndryshojnë edhe normat tatimore për pagat më të larta sesa 250 euro.

Pas miratimit të këtij projektligji në Qeveri, i njëjti duhet të miratohet edhe në Kuvendin e Kosovës.

Sipas rregullores së Kuvendit, shqyrtimi i parë i një projektligji nuk mund të bëhet pa kaluar dy javë pune por as më vonë se katër javë pune, nga dita e shpërndarjes së tij.

Pas kësaj, ligji u kthehet në shqyrtim komisioneve parlamentare, kurse më pastaj i dërgohen Kuvendit raportet me rekomandime për projektligjin në fjalë brenda dy muajve nga shqyrtimi i parë, ose pesë ditë pune para shqyrtimit të dytë në mbledhje plenare.

Ndryshe edhe Agjencia Evropiane e Statistikave më herët, pagën minimale në Kosovë e kishte cilësuar si pagën më të ulët në Evropë.

Të ngjashme
Çfarë dihet deri tani? Viktima në fluturimin Zvicër–Kosovë dyshohet të jetë 34-vjeçar

Çfarë dihet deri tani? Viktima në fluturimin Zvicër–Kosovë dyshohet të jetë 34-vjeçar

LVV distancohet nga Xhevrie Ademi që e ofendoi Rifat Jasharin: Nuk përfaqëson qëndrimet tona

LVV distancohet nga Xhevrie Ademi që e ofendoi Rifat Jasharin: Nuk përfaqëson qëndrimet tona

Mosrishikimi i buxhetit: Katër ministri pa para deri në Kuvendin e ri

Mosrishikimi i buxhetit: Katër ministri pa para deri në Kuvendin e ri

Vdes një person në aeroplan, i cili po fluturonte nga Zvicra në Kosovë

Vdes një person në aeroplan, i cili po fluturonte nga Zvicra në Kosovë

Nga 83 centë në 3.5 euro, ndryshon pagesa për anëtarësi në Odën e Infermierëve

Nga 83 centë në 3.5 euro, ndryshon pagesa për anëtarësi në Odën e Infermierëve

10 raste të reja me HIV në muajt e fundit, 2 viktima e 2 në spital, rritet testimi vullnetar

10 raste të reja me HIV në muajt e fundit, 2 viktima e 2 në spital, rritet testimi vullnetar

Ky dyshohet të jetë motivi i vrasjes së të riut nga Prizreni nga familjari i tij

Ky dyshohet të jetë motivi i vrasjes së të riut nga Prizreni nga familjari i tij

Numërohen mbi 40% e votave me postë – rezultati sipas të dhënave të fundit të KQZ-së

Numërohen mbi 40% e votave me postë – rezultati sipas të dhënave të fundit të KQZ-së

Masakra e Reçakut, muajin e ardhshëm fillon gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve

Masakra e Reçakut, muajin e ardhshëm fillon gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve

“Çmimet e naftës dhe gazit mund të mbeten të larta deri në shtator”

“Çmimet e naftës dhe gazit mund të mbeten të larta deri në shtator”

Forcat britanike kapin një cisternë nafte të “flotës hije” ruse në Kanalin e La Manshit

Forcat britanike kapin një cisternë nafte të “flotës hije” ruse në Kanalin e La Manshit

Trump thotë se nënshkrimi i marrëveshjes me Iranin do të ndodhë “pas disa orësh”

Trump thotë se nënshkrimi i marrëveshjes me Iranin do të ndodhë “pas disa orësh”

Përfundon vlerësimi i pakove nga votimi me postë, aprovohen mbi 82 mijë, refuzohen afro 3 mijë

Përfundon vlerësimi i pakove nga votimi me postë, aprovohen mbi 82 mijë, refuzohen afro 3 mijë