Pas raportimit të Periskopit, reflekton komuna e Përparim Ramës: Heq kriterin diskriminues në tenderin 9.5 milionësh

Para dhjetë ditëve, zyra e Prokurimit të Komunës së Prishtinës ka hapur ofertë në një vlerë prej 9.5 milionë euro për ndërtimin e rrugës A- pjesa parë. Prokurimi komunal ka bërë ndryshime në dosjen e tenderit. Ky ndryshim ka ndodhur një ditë pas një shkrimi të Periskopit më titull “Komuna e Përparim Ramës ia përshtatë […]
Prokurimi komunal ka bërë ndryshime në dosjen e tenderit.
Ky ndryshim ka ndodhur një ditë pas një shkrimi të Periskopit më titull “Komuna e Përparim Ramës ia përshtatë tenderin 9.5 milionësh të rrugës A vetëm një kompanie në Kosovë”. Aty është raportuar për vendosje të një kriteri që e favorizonte vetëm një kompani në Kosovë dhe përjashtonte nga gara të gjithë kandidatët tjerë.
Dosja e re është publikuar sot dhe e njëjta është ngarkuar në E-prokurim me vetëm një përmirësim. Tek kërkesat teknike dhe profesionale, është kërkuar që inxhinieri i komunikacionit të ketë certifikatë për ”Instalimit dhe programimi i pajisjeve semaforike. Pra, është hequr kërkesa për certifikatën ndërkombëtarë.

Periskopi ka raportuar dje se një kërkesë e tillë kërkesë bie ndesh me nenin 7 dhe 28 të Ligjit të Prokurimit Publik, pasi që sipas këtyre neneve, përpilimi i kushteve dhe kritereve duhet të bëhet në përputhje me qëllimin dhe të drejtuara drejt sigurimit të qasjes sa më të mirë për të gjithë operatorët e interesuar ekonomik dhe tenderuesit, gjithmonë në përputhje me standardet e aplikueshme sipas ligjit, dhe jo të vendoset si kriter vlerësuar një certifikate të cilën e posedon vetëm një person në Kosovë.
Pra, periskopi ka gjetur se atë certifikatë që është kërkuar e posedon vetëm inxhinieri Korab Shehu, i cili ka edhe kompani që është pjesëmarrëse në tenderit publik.
Ndërtimi i rrugës A, pritët të kushtojë rreth 22 milionë euro dhe do të financohet nga Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Infrastrukturës. Pjesa e parë do të përfshijë segmentin nga ‘Veterniku’ deri të vazhdimi i ‘Rrugës B’”. /Periskopi/
Shkrimi plotë i Periskopit:
Komuna e Përparim Ramës ia përshtatë tenderin 9.5 milionësh të rrugës A vetëm një kompanie në Kosovë












