Spitali ku Arben Vitia u punësua si menaxher, licencohet nga Ministria e Shëndetësisë

Spitali ku Arben Vitia u punësua si menaxher, licencohet nga Ministria e Shëndetësisë

“Olive medical & laboratory” në të cilën është menaxher ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka zgjeruar aktivitetin. Olive ka blerë komplet hapësirat e spitalit privat Sirona në Veternik të Prishtinës dhe së fundmi është licencuar nga Ministria e Shkëndisë, e cila udhëhiqet nga Rifat Latifi, shkruan Periskopi. Njoftimi për marrjen e licencës është bërë në […]

Njoftimi për marrjen e licencës është bërë në faqen e spitalit.

“Spitali Olive, spital i përgjithshëm, i licencuar nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, është spital privat i nivelit ndërkombëtar që operon në Kosovë dhe ofron të gjitha llojet e shërbimeve mjekësorë”, thuhet në një njoftim të Olive.

Laboratori “Olive” është licencuar për teste PCR nga Ministria e Shëndetësisë në kohën sa ministër ka qenë Arbën Vitia, i cili pas humbës së zgjedhjeve në Prishtinë është punësuar në këtë institucion.

Dyshimet e para janë se punësimi i Vitisë si menaxher në atë institucion privat, bie në kundërshtim me ligjin.

Sipas “Ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit”, zyrtari i lartë publik e ka të ndaluar të punësohet për një periudhë deri në dy vjet pas përfundimit të funksionit publik, në pozitë udhëheqëse ose menaxhuese, në institucionet publike dhe private dhe institucioneve vartëse të tyre të cilat kanë marrëdhënie biznesi me institucionin ku ka ushtruar funksionin publik, nëse detyrat e tij gjatë periudhës dy-vjeçare para përfundimit të ushtrimit të funksionit publik kanë qenë drejtpërdrejtë të lidhura me mbikëqyrjen, kontrollin apo sanksionimin e aktivitetit të tyre.

Më 24 Maj, Periskopi ka dërguar pyetje në Agjencinë Kundër Korrupsionit -AKK, lidhur më atë se nëse një ministër, i cili e ka lënë punën para pak muajve në ministri, a mund të punësohet në një firmë privatë -industri e njëjte ajo me punën të cilën e ka kryer deri para pak muajve në ministri…. AKK-ja nuk ka kthyer përgjigje deri më tani.

Çka thotë ligji

LIGJI Nr. 06/L -011 për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, papitulli IV flet për kufizimet pas ushtrimit të detyrës publike.

Neni 18 Kufizimet e zyrtarit të lartë pas përfundimit të ushtrimit të detyrës publike

1.1Zyrtari i lartë nuk ka të drejtë: 1.1. të punësohet ose të emërohet, për një periudhë deri në dy (2) vjet pas përfundimit të funksionit publik, në pozitë udhëheqëse ose menaxhuese, apo të përfshihet në kontrollin ose auditimin e institucioneve publike dhe private dhe institucioneve vartëse të tyre të cilat kanë marrëdhënie biznesi me institucionin ku ka ushtruar funksionin publik, nëse detyrat e tij gjatë periudhës dy-vjeçare para përfundimit të ushtrimit të funksionit publik kanë qenë drejtpërdrejtë të lidhura me mbikëqyrjen, kontrollin apo sanksionimin e aktivitetit të tyre;

1.2. të përfshihet në marrëdhënie kontraktore, drejtpërdrejt ose nëpërmjet ndonjë personi të afërm ose të besuar, me institucionin ku ka ushtruar funksionin publik për një periudhë deri në dy (2) vjet pas përfundimit të funksionit publik;

1.3. të përfaqësojë, ndihmojë ose këshillojë ndonjë person fizik ose juridik, drejtpërdrejt ose nëpërmjet ndonjë personi të afërm ose të besuar, në një konflikt ose marrëdhënie biznesi me institucionin, për detyrën që ai ka kryer ose që është në vazhdimësi të saj për një periudhë deri në dy (2) vjet pas përfundimit të funksionit publik; dhe

1.4. të përdorë informacionin e privilegjuar ose konfidencial të siguruar gjatë ushtrimit të funksionit publik për qëllime e punësime të tjera në të ardhmen për interesin privat të vet ose të një personi të afërm apo të besuar për një periudhë deri në dy (2) vjet pas përfundimit të funksionit publik.

Institucioni në të cilën zyrtari i lartë ka ushtruar funksion publik nuk mund të bëjë biznes deri në një vit nga mbarimi i funksionit publik me subjektin në të cilin ish-zyrtari, personi i afërm me të apo personi i besuar kanë një pjesëmarrje prej jo më pak se pesë përqind (5%) në të drejtat e themeluesve, menaxhimin apo kapitalin, si me pjesëmarrje të drejtpërdrejtë ose nëpërmjet pjesëmarrjes së personave të tjerë juridikë.

“Olive” është një nga laboratorët më të mëdhenj në Kosovë që ka lulëzuar gjatë periudhës së pandemisë COVID-19, kur pjesën më të madhe ministër i Shëndetësisë ka qenë Arben Vitia, përkatësisht gjatë mandatit të Qeverisë “Kurti 1” dhe “Kurti 2”. Vitia kishte dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë në vjeshtën e kaluar kur u fut në garë si kandidat i VV-së për kryetar të Prishtinës. /Periskopi/

Të ngjashme
“Avash avash, të gjithë do të dalin”: Rama reagon pas deklaratës së organizatorit për grupe serbe dhe greke në protestë

“Avash avash, të gjithë do të dalin”: Rama reagon pas deklaratës së organizatorit për grupe serbe dhe greke në protestë

“Specialja s’e përjashton mundësinë e një shtyrjeje tjetër të vendimit për ish-krerët e UÇK-së”

“Specialja s’e përjashton mundësinë e një shtyrjeje tjetër të vendimit për ish-krerët e UÇK-së”

Karton i kuq: Belgjika mbetet me 10 lojtarë ndaj Iranit

Karton i kuq: Belgjika mbetet me 10 lojtarë ndaj Iranit

Pas sulmeve të javës së kaluar, Trump paralajmëron Iranin: Ndaloni Hezbollahun ose do të godasim më fort

Pas sulmeve të javës së kaluar, Trump paralajmëron Iranin: Ndaloni Hezbollahun ose do të godasim më fort

Pas mbledhjes te Kryeministria, nis marshimi masiv rrugëve të Tiranës: Rama n’burg, Berisha n’burg

Pas mbledhjes te Kryeministria, nis marshimi masiv rrugëve të Tiranës: Rama n’burg, Berisha n’burg

IHMK: Java nis me reshje e stuhi lokale, nga e enjtja rikthehen temperaturat deri në 33 gradë

IHMK: Java nis me reshje e stuhi lokale, nga e enjtja rikthehen temperaturat deri në 33 gradë

Prokuroria Speciale paralajmëron aktakuzë për autorët e sulmit ndaj familjes Jashari

Prokuroria Speciale paralajmëron aktakuzë për autorët e sulmit ndaj familjes Jashari

Netanyahu: Do t’i mbajmë trupat në Gaza, Siri dhe Liban për aq kohë sa të jetë e nevojshme

Netanyahu: Do t’i mbajmë trupat në Gaza, Siri dhe Liban për aq kohë sa të jetë e nevojshme

Petritsch: Kosova po e teston durimin e BE-së

Petritsch: Kosova po e teston durimin e BE-së

Negociatat SHBA-Iran janë bllokuar, por ende s’kanë përfunduar, i thotë CNN-it një burim iranian

Negociatat SHBA-Iran janë bllokuar, por ende s’kanë përfunduar, i thotë CNN-it një burim iranian

Nis protesta e 22-të në Tiranë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Nis protesta e 22-të në Tiranë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Ministri i Brendshëm porosit protestuesit nga Kosova në Tiranë: Mos harroni, Rama kerkoi njohjen e Kosovës në mes të Beogradit

Ministri i Brendshëm porosit protestuesit nga Kosova në Tiranë: Mos harroni, Rama kerkoi njohjen e Kosovës në mes të Beogradit

Spanja e deklason Arabinë Saudite për fitoren e parë në këtë Botëror

Spanja e deklason Arabinë Saudite për fitoren e parë në këtë Botëror