25 vjet polici – Osmani kujton Afrim Bunjakun e të rënët në krye të detyrës – falënderon fuqishëm edhe aleatët

25 vjet polici – Osmani kujton Afrim Bunjakun e të rënët në krye të detyrës – falënderon fuqishëm edhe aleatët

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, na ceremoninë zyrtare të 25-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, i ka uruar të gjithë për këtë ditë të cilën ajo e ka quajtur të veçantë. Ajo tha se Policia përgjatë këtij çerek shekulli vazhdon të jetë njëri nga institucionet më të besuara dhe më të respektuara të vendit […]

Ajo tha se Policia përgjatë këtij çerek shekulli vazhdon të jetë njëri nga institucionet më të besuara dhe më të respektuara të vendit tonë.

“Urime të gjithëve 25-vjetori i Policisë së Kosovës. 6 shtatori shënon një moment tejet të rëndësishëm në ditën e themelimit të Policisë sonë. Sot jemi këtu për ta kremtuar 25-vjetorin e Policisë, ditë kjo e cila nuk është thjesht një festë e një institucioni, por një nderim për përkushtimin dhe sakrificën e grave dhe burrave që kanë shërbyer e vazhdojnë të shërbejnë si gardianë të rendit dhe sigurisë. Policia e Kosovës gjatë këtij çerek shekulli vazhdon të jetë një nga institucionet më të besuara dhe më të respektuara të vendit tonë. Forcat policore kanë qenë në krye të mbrojtjes së qytetarëve tanë, që rrugët, shtëpitë dhe gjithë qytetarët në çdo cep të Kosovës të jenë të sigurtë”, tha Osmani.

Gjatë fjalimit të saj, e para e shtetit kujtoi heroin Afrim Bunjakun i cili u vra vitin e kaluar gjatë sulmit që ndodhi në Banjskë.

“Nuk mund të flasim për Policinë pa nderuar heronjtë që dhanë jetën në krye të detyrës. I fundit është Afrim Bunjaku, trimëria dhe sakrifica e të cilit vazhdojnë të na frymëzojnë të gjithëve. Afrimi bashkë me shumë të tjerë, bëri sakrificën më të madhe për ta mbrojtur atdheun tonë dhe për të siguruar një mjedis të qetë për gjithë qytetarët. Në këtë përvjetor shpreh mirënjohje për secilin pjesëtar të Policisë që para gjithçkaje kanë vendosur interesin shtetëror dhe atë të qytetarëve”, tha presidentja.

Osmani falënderoi fuqishëm edhe aleatët e Kosovës.

“Për 25 vjet rresht që nga dita e parë e deri më sot i kemi pasur në krah aleatët tanë, prandaj i falënderoj edhe një herë në emër të Kosovës jo vetëm për eskpertizën dhe trajtimet, për pajisjet e armatimin, por për gjithë përkrahjen e pashoq mbi të gjitha për besimin e tyre në Policinë e Kosovës dhe për gjithçka tjetër”, tha Osmani, njofton Klankosova.tv.

Në fund, ajo falëndroi edhe gratë e Policisë së Kosovës për shërbimin profesional e mbi të gjitha për shembullin që japin për çdo vajzë që synon t’i bashkohet misionit për ta mbajtur Kosovën e sigurt.

Të ngjashme
Haradinaj ndan pamje duke vrapuar: 27 vjet Liri, Kosovë gëzuar

Haradinaj ndan pamje duke vrapuar: 27 vjet Liri, Kosovë gëzuar

Skandal në kampin e Anglisë: Vidhen pajisje me vlerë 18 mijë dollarë

Skandal në kampin e Anglisë: Vidhen pajisje me vlerë 18 mijë dollarë

Bastiset vila e Samir Manes, prokuroria e heton për lidhje me trafikantë droge

Bastiset vila e Samir Manes, prokuroria e heton për lidhje me trafikantë droge

Arsenali nuk heq dorë nga Barcola, PSG i mbyll derën largimit

Arsenali nuk heq dorë nga Barcola, PSG i mbyll derën largimit

Irani ende pa vendim përfundimtar për marrëveshjen me ShBA-në

Irani ende pa vendim përfundimtar për marrëveshjen me ShBA-në

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi