360 mijë euro për Listën Serbe, Miftaraj – Ramadanit: Vendimi nuk mund të shfuqizohet në mënyrë arbitrare

360 mijë euro për Listën Serbe, Miftaraj – Ramadanit: Vendimi nuk mund të shfuqizohet në mënyrë arbitrare

Ndarja e 360 mijë eurove për Listën Serbe, pak muaj pas sulmit terrorist në Banjë të Zveçanit, ka ngjallur shumë reagime në opinionin publik kosovar. Eksperti i sigurisë, z.Burim Ramadani, është një nga më të zëshmit që kërkon shfuqizimin e një vendimi të tillë. Por, drejtori i Institutit Kosovar për Drejtësi, Ehat Miftaraj, shkruan se […]

Drejtori i Institutit Kosovar për Drejtësi, Ehat Miftaraj, thotë se as ‘KQZ dhe as Presidenca, nuk mund ta ndalojnë në mënyrë arbitrate financimin e një partie politike që përfaqësohet në Kuvendin e Kosovës’.

“Financimi i partive politike eshte i rregulluar me ligj. Ndarja e mjeteve financiare per parti politike bazohet ne fuqine politike te seciles parti politike ne baze te numrit te deputeteve ne Kuvendin e Kosoves. KQZ e as Presidenca nuk munden ne menyre arbirtrare me ndalu financimin ose ndarjen e mjeteve financiare per asnje parti politike qe perfaqesohet ne Kuvendin e Kosoves”, shkruan sot Miftaraj, përcjell Periskopi.

Ai duket se nënkupton z.Burim Ramadani, teksa flet për ‘disa ekspertë’ që po e kërkojnë këtë’.

“I kuptoj partite politike qe bejne fushate me Listen Serbe, por nuk i kuptoj disa eksperte te pavarur qe mbajne qendrime qe jane jashte rendit kushtetues dhe juridik te Kosoves.

KQZ mundet me ndalu financimin e nje partie politike vetem nese me vendim te gjykates e njejta parti politike shpallet kunder-kushtetuese dhe perjashtohet nga Kuvendi i Kosoves permes nje procesi gjyqesor.  Deri sa nuk kemi nje vendim gjyqesor per shpalljen e partise politike kunderkushtetuese edhe zerat per te ndaluar financimin e partise nga KQZ nuk duhet marr shume seriozisht”, shkruan Miftaraj.

Ndërkohë, z.Ramadani, që prej kur ka dalë lajmi lidhur me ndarjen e 360 mijë eurove për Listën Serbe nga ana e KQZ-së, në vazhdimësi kërkon ‘shfuqizimin e këtij vendimi’.

Ramadani, në një nga mesazhet e fundit lidhur me këtë temë, dje shkroi:

Presidente, vepro këtë javë!

Presidentja Vjosa Osmani Sadriu duhet që gjatë kësaj jave të ndërmerr hapat institucional e Kushtetues në raport me vendimin që i dha 360,000 euro Listës Serbe.

Përkatësisht, ky vendim të shfuqizohet dhe përgjegjësia për këtë skandal të adresohet saktë!

Integriteti dhe besimi publik në institucionet e shtetit duhet të rikthehet.

Më pak se 4 muaj pas sulmit terrorist në Banjskë, për të cilin Qeveria e Kosovës mbajti përgjegjës Serbinë dhe Listën Serbe, po kësaj organizate ia dhanë 360 mijë euro.

Gjithçka ka ndryshuar pas sulmit në Banjskë apo nuk ishte ky qëndrimi zyrtar i liderëve të institucioneve të Kosovës?

Ditë më parë, ai ka publikuar edhe një video-koment lidhur me këtë temë, që mund ta dëgjoni më poshtë./Periskopi/

Të ngjashme
Bastiset vila e Samir Manes, prokuroria e heton për lidhje me trafikantë droge

Bastiset vila e Samir Manes, prokuroria e heton për lidhje me trafikantë droge

Arsenali nuk heq dorë nga Barcola, PSG i mbyll derën largimit

Arsenali nuk heq dorë nga Barcola, PSG i mbyll derën largimit

Irani ende pa vendim përfundimtar për marrëveshjen me ShBA-në

Irani ende pa vendim përfundimtar për marrëveshjen me ShBA-në

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë