4 qëndrimet që Kurti pritet t’i ndryshojë shumë shpejt

4 qëndrimet që Kurti pritet t’i ndryshojë shumë shpejt

Është dita e njëmbëdhjetë e Qeverisë Kurti dhe tashmë po i përmenden shumë ndryshime qëndrimesh. Veçanërisht bujë bëri mbrëmë një intervistë me z.Adriatik Kelmendi nga kryeministri i ri, në të cilën iu përmendën vazhdimisht disa nga qëndrimet radikale të ndërruara. Kjo intervistë zgjoi një numër të madh reagimesh nga aktivistët dhe mbështetësit e Vetëvendosjes, e […]

Kjo intervistë zgjoi një numër të madh reagimesh nga aktivistët dhe mbështetësit e Vetëvendosjes, e madje edhe nga zyrtarët e lartë të saj. Sami Kurteshi e quajti intervistën si “policore” ndërsa Elvis Hoxha e quajti “dinak” gazetarin Kelmendi.

Sidoqoftë, Kurti në intervistë në një mënyrë paralajmëroi edhe të tjera ndryshime qëndrimesh gjatë qeverisjes së tij, shkruan Periskopi.

Këto janë disa prej qëndrimeve të Kurtit që pritet të ndryshohen në javët apo muajt e ardhshëm:

Mini-Schengeni

Kurti e ka mohuar kategorikisht idenë e Schengenit Ballkanik duke mos ngurruar që madje edhe ta kontestojë hapur kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Ai deklaronte se Serbia do të ishte përfituesi më i madh nga kjo nismë, duke lënë të mbyllur derën për hyrjen e Kosovës në të.

Por, në intervistën e mbrëmshme qëndrimi i tij ishte më i relativizuar. Ai deklaroi se kishte nevojë që të bindej dhe se mund të thoshte “po” për këtë ide nëse i mbushej mendja.

“Nëse më mbushet mendja, nëse i mbushet mendja 18 vetëve në Qeveri atëherë do ta shqyrtonim,” deklaroi mbrëmë ai.

Pagesa e rrymës për pakicën serbe në Kosovë

Kryeministri u pyet edhe në lidhje me pagesën e rrymës që i bën Qeveria pakicës serbe. Vetëvendosje vazhdimisht e kishte kundërshtuar një veprim të tillë.

Por, z.Kurti duket se është zbutur edhe në lidhje me çështjen në fjalë duke thënë thjesht se “Do ta shqyrtojmë.”

Reciprociteti

Reciprociteti parashihet të jetë masa që do të zëvendësojë tarifën doganore 100% për mallrat e importuara nga Serbia. Por, kundërshtimi i ambasadorit amerikan në Berlin dhe të dërguarit special të Trumpit, z.Richard Grenell, mund ta zmbraps sërish Kurtin.

Ai ka premtuar reciprocitet të plotë politik, ekonomik e tregtar. Por, renditja e natyrave të reciprocitetit shpesh ndërrohet duke u bërë “tregtar, ekonomik e politik” gjë që lë të kuptohet për një relativizim edhe të këtij qëndrimi.

Mbrëmë Kurti përmendi barrierat jo-tarifore të Serbisë që kishin të bënin me testimet dhe inspektimet shtesë me të cilat përballen eksportuesit kosovar, por me të tilla barriera tregtare në fakt përballen edhe shtetet e tjera siç thuhet në një raport të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë nga viti 2015.

Por, nuk dihet nëse do të vendoset reciprocitet edhe sa i përket çështjes më të rëndësishme, aspektit politik.

Numri i zëvendësministrave

Mbrëmë Kurti komentoi edhe çështjen për të cilën kishte raportuar vazhdimisht Periskopi: rritjen e pashpjegueshme të numrit të zëvendësministrave. Periskopi kishte raportuar për një dukuri të tillë edhe në Qeverinë Haradinaj, së cilës numri i zv.ministrave i shkoi në mbi 80. Por, edhe Kurtit po i lëviz numri i zv.ministrave. Nga 24 shkoi në 30, nga 30 në 33 dhe nga 33 në RRETH 35.

“Pse kjo rreth?” – pyeti Kelmendi Kurtin, pas së cilës ai nuk dha një përgjigje të prerë duke lënë të kuptohet se numri i zv.ministrave mund të rritej edhe më shumë se kaq. /Periskopi

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit