5 të dyshuar për Koronavirus, 3 zyrtarë të Eulexit: Periskopi iu bën thirrje për kujdes nga raportimet mashtruese

Tre persona, zyrtarë të misionit të BE-së Eulex, thuhet se kanë përfunduar të shtrirë në Klinikën Infektive me dyshimet se janë prekur nga koronavirusi i ri Covid-19. Sipas gazetës së quajtur Express thuhet se madje njëri ka “simptoma të dukshme se është prekur me Koronavirus” por Periskopi iu bën thirrje që ta merrni me rezervë […]
Sipas gazetës së quajtur Express thuhet se madje njëri ka “simptoma të dukshme se është prekur me Koronavirus” por Periskopi iu bën thirrje që ta merrni me rezervë këtë raportim pasi që edhe sipas OBSh-së, simptomat mes gripit sezonal dhe koronavirusit nuk dallojnë.
“Mostrat për pesë pacientë i kemi marrë. Tre janë zyrtarë të EULEX’it në Kosovë. Njëri nga ta ka simptoma të dukshme, dy të tjerët kanë pasur kontakt të përditshëm me të”, deklarojnë burimet e Express brenda institucioneve të shëndetësisë në vend.
Kujtojmë se sot në Infektivë kanë kërkuar që të verifikohen me dyshimet për koronavirus edhe dy vajza. Analizat pritet të dalin pak më vonë.
Deri tash asnjë person nuk ka rezultuar pozitiv nga Koronavirusi, ndërkohë që siç raportoi Periskopi një grua me emrin Blerta Avdili është ankuar haptas për kushtet e tmerrshme për ata që dyshohen në QKUK. Qytetarja në fjalë kishte qenë në karantinë pasi dyshohej për koronavirus. /Periskopi












