7 mijë njëri, asnjë cent tjetri: Artistët i rrëfejnë Periskopit për nepotizëm në Min. e Kulturës në konkursin me 247 mijë euro

7 mijë njëri, asnjë cent tjetri: Artistët i rrëfejnë Periskopit për nepotizëm në Min. e Kulturës në konkursin me 247 mijë euro

Ankesat e disa artistëve ndaj Ministrisë së Kulturës, udhëhequr nga Hajrullah Çeku, se për blerjen e veprave të artit nga Ministria, në vlerën prej rreth 247 mijë euro pati nepotizëm, diskriminim, kanë çuar në anulimin e vendimit. Në një bisedë për Periskopin, dy artistë, Ardiana Marku dhe Hajrush Fazliu, kanë folur lidhur me dyshimet që […]

247 mijë euro ishte shuma e parave që Ministria e Kulturës kishte vendosur t’i ndajë, në kuadër të pakos së rimëkëmbjes ekonomike.

Por ndarja e tyre –  që në fakt u bë me blerjen e veprave të artit nga artistët –  po i nxjerr telashe Ministrisë së udhëhequr nga Hajrullah Çeku, pasi po përballet me akuza e kritika se artistët përfitues kishin lidhje nepotiste.

Kështu, artistët përfitues nga paratë e pakos së rimëkëmbjes, morën shuma prej 1 mijë deri në 7 mijë euro.

Hajrush Fazliu, piktor dhe profesor i Artit, në një bisedë për Periskopin tha se janë lënë jasht ndihmës nga pakoja e rimëkëmbjes shumë emra të njohur të artit.

“Unë kam dalur të protestoj për mënyrën e organizimit të këtij ‘eventi’ apo konkursi e dyta, lënja jashtë e kësaj liste të emrave eminentë të artit të Kosovës, dhe e treta manipulimet në mënyrë shumë akrobatike i kanë ba në këtë komision, duke thyer edhe shumë rregulla të konkursit ku ka të bëjë me nepotizmin, këto ishin arsyet që kam protestuar”, thotë Fazliu për Periskopin.


(Foto: Artistët në protestë)

Edhe Fazliu kishte aplikuar në konkursin ku Ministria do blinte veprat e artit në mënyrë që artistët të përfitonin nga pakoja e rimëkëmbjes ekonomike.

“Unë kam qenë aplikant në këtë konkurs edhe kam qenë me një vepër shumë serioze, mirëpo fati i keq ta quaj ashtu jo profesionalizmi dhe mënyra e vlerësimit nuk ka qenë në mënyrë të duhur. Kur e them këtë, përbërja, në krye me Zake Prelvukaj, nuk ka qenë profesionale, aq më tepër, sidomos në segmentin e blerjes së pikturave. Unë këtu e kam pasur poentën. Unë mora një shembull aty, profesor Ali Musa koleg i imi autor i 15 mijë punimeve i cili mbi 50 vjet ia ka kushtuar artit dhe kulturës i njohur në të gjitha trojet, edhe ky komision e gjejnë forcën dhe guximin për ta eliminuar në konkurs. Artistë të tillë ka shumë.”, tha Fazliu për Periskopin.


(Foto: Hajrush Fazliu)

Ai ka kritikuar ashpër edhe piktoren Zake Prelvukaj e cila kishte qenë në krye të këtij komisioni.

“Është një pedagoge shumëvjeçare, por duke ditur akrobacionet e saja, unë të drejtën me thënë nuk kam mundur të heshti, prandaj e kam ngritur zërin për ti thënë boll më se arti nuk sillet rreth personalitetit të saj. A thu kjo Kosovë nuk ka përveç Zakës të futen në këto komisione është e vërtetë që kjo përfaqëson edhe Bordin e Galerisë së Arteve, ndoshta në aspektin institucionale duhet edhe të jetë prezentë edhe për atë jam i vetëdijshëm. Galeria e Artit gati që një 1 vit është jo funksionale, e shumë e shumë lëshime të tjera edhe prapë figura të tilla favorizohen ne komisione thuajse se arti sillet rreth tyre.”

E shqetësuar dhe e diskriminuar ndjehet edhe piktorja Ardiana Marku.

‘Dikujt iu vlerësua vepra me rreth 7 mijë euro e dikujt me asnjë cent’, thotë ajo. “Unë personalisht në asnjërin konkurs nuk kam aplikuar për subvencione që janë ndarë nga MKRS, dmth, ishte hera e parë që aplikova thjesht edhe nëse me ishte blerë piktura ishte se edhe unë dhashë diçka për shtet. Në këtë rast kam reaguar sepse pash që shumë artistë të mrekullueshëm janë refuzuar e të cilët vërtetë kanë edhe nevojë doja ti mbështes.  E shqetësimi ynë ishte se tuj e pasë parasysh se konkursi ishte publik e mbi të gjitha për Rimëkëmbje Ekonomike, si dhe shuma prej 247,000 €, nuk është e drejt që dikujt ti vlerësohet vepra deri ne 7,000€ e dikujt asnjë cent, pavarësisht se nuk dua të ia nënvlerësoj veprën e asnjërit nga ata që komisioni i ka vlerësuar, sepse nuk ishte përzgjedhje e veprës jetësore por thjesht një lloj ndihme për artistet”, ka thënë znj.Marku në bisedë me Periskopin.

(Foto: Ardiana Marku)

“Gjithashtu të njëjtit persona kanë përfituar po nga MKRS edhe subvencione të tjera për individ e OJQ, që ka ndarë MKRS. Nuk mund të përmend emra të përveçëm por për dy artistë dhe që janë anëtar të Këshillit Drejtues të GKK-së, është konflikt interesi sepse edhe vet kam qenë Kryetare e këtij këshilli me parë. Për këtë rast do të ishte më e rrugës të emërohet një komision ndoshta nga vendet e tjera osé të ekspozohen të gjitha veprat konkurruese dhe të kenë mundësin ti shohin edhe publiku pasi mjete janë të dedikuara për blerjen e veprave për shtet dhe jo koleksion privat, por më në fund ka filluar të funksionoj shteti ligjor dhe që e dëgjon zërin e qytetarit të vet.”, tha znj.Marku./B.H./Periskopi/

Të ngjashme
Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së  policisë në Maliq

Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së policisë në Maliq

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit