Haki Rugova komenton negociatat mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafës

Haki Rugova komenton negociatat mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafës

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova, lë të kuptohet se Kryesia e kësaj partie nuk është në dijeni lidhur me negociatat që po zhvillohen mes kreut aktual të LDK’së, Isa Mustafa dhe kreut të VV’së Albin Kurti, e që Periskopi raportoi ekskluzivizht për negociatat që synojnë ta sjellin një rezultat të tillë: postin […]

“Këto janë krejt spekulime, janë llafe. Mirëpo vendime aktuale nuk ka brenda kryesisë. Ne jemi në proces zgjedhor dhe në përfundim të procesit nëpër degë. Do ta organizojmë Kuvendin e LDK’së dhe atëherë shohim sesi do të përfundojë kjo situatë e pastaj merremi me atë cështje. Por fokusi jonë tash është zgjedhjet e brendshme dhe angazhimi rreth rrëzimit të Qeverisë aktuale”, ka thënë Rugova në një përgjigje dhënë Periskopit.

Burimet e sigurta nga negociatat Kurti – Mustafa, thonë se këto janë propozimet e deritashme mes dyshes:

“Mustafa ka propozuar që fillimisht posti i Kryeministrit t’i takojë LDK-së, ndërsa kur të përfundojë mandati i Presidentit, të ndodhë rokada: Mustafa të bëhet President, ndërsa Kurti Kryeministër. Por, kërkesa e Kurtit është që posti i Kryeministrit t’i takojë menjëherë VV-së, ndërsa kur t’i kalojë mandati Presidentit, t’i jepen votat Isa Mustafës për President”.

Në anën tjetër, nënkryetari i LDK’së, Haki Rugova, thotë se nuk mund të spekulojë se çka mund të ndodhë pas dy vitesh.

“Aktulisht shteti e ka presidentin dhe ju e dini fort mirë se si zgjidhet presidenti. Nuk e di unë çka mund të ndodh pas dy viteve. Nuk ështe pyetje që shtrohet sespe dhe unë mund të bie në rrafshin spekulues dhe nuk dëshiroj… Po flas me saktësi dhe jo me spekulime”, ka thënë Rugova për Periskopin.

Ndryshe, për të mësuar më shumë lidhur me prapaskenat e negociatave mes Kurtit dhe Mustafës, lexo lajmin: Ekskluzive: Isa Mustafa mendon t’ia falë Kryeministrin VV-së, që vetë të bëhet President.

Të ngjashme
I kërkuar me urdhër gjykate, arrestohet 57-vjeçari i dënuar me pesë vite burg për sulm seksual

I kërkuar me urdhër gjykate, arrestohet 57-vjeçari i dënuar me pesë vite burg për sulm seksual

Tërmet 3.6 ballë në Shqipëri

Tërmet 3.6 ballë në Shqipëri

Haxhiu paraqet ankesë në PZAP, kërkon rinumërim të plotë të votave të kandidatëve të PDK’së: Procesi ka deformime

Haxhiu paraqet ankesë në PZAP, kërkon rinumërim të plotë të votave të kandidatëve të PDK’së: Procesi ka deformime

Qeveria në detyrë mban mbledhje, merren disa vendime

Qeveria në detyrë mban mbledhje, merren disa vendime

Nesër mbahet testi i maturës, do i nënshtrohen mbi 19 mijë nxënës – Ministria jep detaje

Nesër mbahet testi i maturës, do i nënshtrohen mbi 19 mijë nxënës – Ministria jep detaje

Rezervoni biletën tuaj drejt Oslos dhe Brukselit me ofertë speciale!

Rezervoni biletën tuaj drejt Oslos dhe Brukselit me ofertë speciale!

BE dhe QUINT: Kosova të mos pengojë përdorimin e simboleve dhe flamujve kombëtar të komuniteteve

BE dhe QUINT: Kosova të mos pengojë përdorimin e simboleve dhe flamujve kombëtar të komuniteteve

NATO: Zvogëlimi i trupave në Kosovë s’prek marrëveshjet ekzistuese, përfshirë atë për dërgimin e FSK-së në Veri

NATO: Zvogëlimi i trupave në Kosovë s’prek marrëveshjet ekzistuese, përfshirë atë për dërgimin e FSK-së në Veri

FIFA e ‘dëgjon’ Tuchelin, ndryshon procedurën para fillimit të ndeshjes

FIFA e ‘dëgjon’ Tuchelin, ndryshon procedurën para fillimit të ndeshjes

Policia nis hetimet për fletëvotimet në veri ku u përdorën shenja

Policia nis hetimet për fletëvotimet në veri ku u përdorën shenja

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim

Dogana e Kosovës sekuestron produkte të duhanit të ngrohur me vlerë rreth 12 mijë euro

Dogana e Kosovës sekuestron produkte të duhanit të ngrohur me vlerë rreth 12 mijë euro

Maliqi: Presidenti s’duhet të jetë noter i Kurtit, Hamzës ose Abdixhikut, por një personalitet me integritet – ka të tillë

Maliqi: Presidenti s’duhet të jetë noter i Kurtit, Hamzës ose Abdixhikut, por një personalitet me integritet – ka të tillë