76 vjet nga Lidhja e dytë e Prizrenit

76 vjet nga Lidhja e dytë e Prizrenit

Kuvendi vendosi formimin e Lidhjes së Dytë të Prizrenit, organizatë politike kombëtare, e cila do të angazhohej për bashkimin dhe mbrojtjen e trojeve etnike. Sot mbushen 76 vjet që nga mbledhja e Kuvendit në Prizren, i cili zgjati deri më 20 shtator dhe ku ishte vendosur për formimin e Lidhjes së Dytë të Prizrenit, organizatë […]

Kuvendi vendosi formimin e Lidhjes së Dytë të Prizrenit, organizatë politike kombëtare, e cila do të angazhohej për bashkimin dhe mbrojtjen e trojeve etnike.

Sot mbushen 76 vjet që nga mbledhja e Kuvendit në Prizren, i cili zgjati deri më 20 shtator dhe ku ishte vendosur për formimin e Lidhjes së Dytë të Prizrenit, organizatë politike kombëtare, e cila do të angazhohej për bashkimin dhe mbrojtjen e trojeve etnike.

Aty morën pjesë 45 delegatë të zgjedhur nga Kosova dhe trevat e tjera shqiptare. Kongresin e udhëhoqi Komiteti Ekzekutiv, me në krye Musa Shehu, i shoqëruar nga Asllan Boletini, Shefqet Shkupi, Qazim Bllaca, Tahir Zajmi, Pjetër Vuçaj, Sheh Hasnai, Qemajl Balila, Hivzi Meraku, Luk Simoni, Haxhi Fahrija, dhe Sokol Dobroshi.

Kryetari i Këshillit Ekzekutiv, Musa Shehu, paraqiti rendin e ditës për t’u zgjedhë Paria e Kongresit që përbërë prej kryetarit, dy nënkryetarëve dhe një sekretari.

Me votim të fshehtë Musa Shehu u zgjodh kryetar i kongresit, Aqif Blyta nënkryetar, Rexhep Krasniqi nënkryetar, ndërsa sekretar Bedri Gjinaj.

Kuvendi vendosi formimin e Lidhjes së Dytë të Prizrenit, organizatë politike kombëtare, e cila do të angazhohej për bashkimin dhe mbrojtjen e trojeve etnike. Kuvendi zgjodhi Komitetin Qendror të Lidhjes, të përbërë nga 7 veta. Kryetar i Lidhjes u zgjodh Rexhep Mitrovica, veprimtar i njohur i çështjes kombëtare.

Në Kuvendin e dytë (17-21 janar 1944) u bënë ndryshime në kreun e Lidhjes. Kryetar i Komitetit Qendror u zgjodh Bedri Pejanin, pas Rexhep Mitrovica ishte emëruar kryeministër i qeverisë që gjermanët ngritën në Tiranë. Kuvendi miratoi edhe statutin e Lidhjes, i cili u dekretua nga Këshilli i Naltë më 14 mars 1944.

Lidhja do të kishte dhe organin e vet “Lidhja e Prizrenit”, në faqet e të cilit propagandohej ideja e krijimit të Shqipërisë etnike dhe denoncoheshin krimet e kryera nga serbët ndaj shqiptarëve të Kosovës. Lidhja e Dytë e Prizrenit ishte një organizim i krerëve nacionalistë kosovarë, me në krye Bedri Pejanin i inkurajuar në periudhën kur Rexhep Mitrovica ishte kryeministër.

Ndryshe nga Lëvizja Nacionalçlirimtare dhe disa grupime nga radhët e nacionalistëve që ishin angazhuar në luftë kundër pushtuesve nazifashistë, forcat kryesore nacionaliste hezitonin që të bënin të njëjtën gjë, t’u bashkoheshin atyre, pasi mendonin se një luftë që udhëhiqej nga komunistët do të përfundonte me rivendosjen e pushtetit jugosllav në krahinë.

Përfaqësuesit më në zë të rretheve nacionaliste i konsideronin pushtuesin italian e më pas atë gjerman si të keqen më të vogël në krahasim me sundimin serb e jugosllav, që pritej të rivendosej pas tërheqjes së tyre.

Pikërisht për këtë arsye, pas kapitullimit të Italisë, ata përpunuan idenë e thirrjes së një kuvendi kombëtar, i cili duhej të hidhte bazat e krijimit të një organizate politike, që do të mbronte trojet etnike nga rreziku i ripushtimit të Kosovës nga forcat jugosllave, pas largimit të trupave gjermane.

Të ngjashme
BE kërkon zgjedhje të qeta në Kosovë, institucionet paralajmërojnë masa ndaj ndërhyrjeve në procesin zgjedhor

BE kërkon zgjedhje të qeta në Kosovë, institucionet paralajmërojnë masa ndaj ndërhyrjeve në procesin zgjedhor

Kurti nuk i ndal thumbimet as në orët e fundit të fushatës: Nëse dikur kishim shtet për disa, tash për krejt

Kurti nuk i ndal thumbimet as në orët e fundit të fushatës: Nëse dikur kishim shtet për disa, tash për krejt

Gjini: Kthejani ëndrrën Kosovës – s’mund ta lëmë të varfër dhe të shkretë

Gjini: Kthejani ëndrrën Kosovës – s’mund ta lëmë të varfër dhe të shkretë

Ambasadori gjerman takon përfaqësues të mediave dhe shoqërisë civile para zgjedhjeve në Kosovë

Ambasadori gjerman takon përfaqësues të mediave dhe shoqërisë civile para zgjedhjeve në Kosovë

Rama flet në CNN: Si mund të transformohet një protestë lokale në spektakël ndërkombëtar?

Rama flet në CNN: Si mund të transformohet një protestë lokale në spektakël ndërkombëtar?

Shqipëria pëson humbjen e dytë radhazi nën drejtimin e Maranit

Shqipëria pëson humbjen e dytë radhazi nën drejtimin e Maranit

Thirrja e Bedri Hamzës për qytetarët: Dilni të dielën, këtë herë vota juaj ndryshon gjithçka

Thirrja e Bedri Hamzës për qytetarët: Dilni të dielën, këtë herë vota juaj ndryshon gjithçka

Hamza: Nuk do të qeverisim për një parti apo një njeri, por për të gjithë qytetarët

Hamza: Nuk do të qeverisim për një parti apo një njeri, por për të gjithë qytetarët

“I presim me padurim”, Hamza përmend Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin

“I presim me padurim”, Hamza përmend Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin

Hamza paralajmëron Kurtin: Nga e hëna nis llogaridhënia për çdo euro të taksapaguesve

Hamza paralajmëron Kurtin: Nga e hëna nis llogaridhënia për çdo euro të taksapaguesve

Hamza: Gjashtë vjet janë mjaft, Kosova nuk ka më kohë për eksperimente

Hamza: Gjashtë vjet janë mjaft, Kosova nuk ka më kohë për eksperimente

Bedri Hamza: Nuk vij për të prodhuar kriza, vij për t’i ndalur ato

Bedri Hamza: Nuk vij për të prodhuar kriza, vij për t’i ndalur ato

Hamza: Qytetarët janë lodhur, por besojnë te ndryshimi

Hamza: Qytetarët janë lodhur, por besojnë te ndryshimi