A do ta votojë sot Bordi për drejtor të RTK’së militantin e Vetëvendosjes? (Foto)

Partia në pushtet si duket nuk do që ta lë mangu me kapje as Televizionin Publik të Kosovës. Rilind Gërvalla, aktivist i devotshëm i Lëvizjes Vetëvendosje është favorit për t’u bërë drejtor i RTK’së. Votimi për këtë pozitë pritet të bëhet sot dhe mbetet të shihet nëse bordi i televizionit do të japë votat për […]

Burime brenda RTK’së kanë bërë të ditur për Periskopin se Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës, sot pritet ta votojë emrin e drejtorit të ri të RTK-së, ku kandidat është edhe Rilind Gërvalla – anëtar i Këshillit të përgjithshëm të VV-së, një prej organeve më të larta të partisë.

Rregullorja e RTK-së për kandidatët që konkurojnë për pozita menaxheriale – siç është ajo e drejtorit të televizionit – e thonë qartë se kriter kryesor për të qenë pjesë e menaxhmentit të RTK-së është që kandidati të mos jetë pjesë e partive apo forumeve të partive politike të paktën në tri vitet e fundit.

Ndryshe, Gërvalla deri tani ka qenë edhe redaktor përgjegjës brenda RTK’së.

Aktivizmin e tij të gjatë dhe me shumë përkushtim e dëshmojnë fotografitë më poshtë nga pjesëmarrja nëpër aktivitete, mbledhje të këshillit, votime, e madje edhe nëpër protestat  e dikurshme të Vetëvendosjes.

Kujtojmë se menaxhmenti aktual i RTK-së ka qenë jashtëzakonisht i zëshëm në të kaluarën për të denoncuar me të drejtë politizimin e transmetuesit publik./PERISKOPI/

Të ngjashme
Irani paralajmëron se do të kundërpërgjigjet nëse Izraeli vazhdon sulmet ndaj Libanit

Evropa përfshihet nga vala e nxehtësisë ekstreme, paralajmërime në disa shtete

Bardhyl Mahmuti: Kush është zëdhënësi i protestave në Tiranë, faqeziu Dritan Goxhaj?

Trump "selam" atyre që e refuzojnë Amerikën: Ne shpenzojmë triliona për t’i mbrojtur nga Rusia, ata na thonë “JO”

Rama për Financial Times: Nuk jam “Godfather-i” i Shqipërisë, u them shkoni në djall

Tragjedi në Francë: Dy fëmijë gjenden pa jetë brenda veturës, nëna tha se i kishte “harruar”

Ja sa është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Situatë e rëndë në QKUK: Në spitale ka mungesë të penjve kirurgjik

SHBA heq sanksionet ndaj Iranit, Trump: Do të bëjë atë që duhet nëse Teherani sillet keq

Vetëdorëzohet Nderim Beqiraj, i dyshuari për plagosjen e Shkëlqim Kastratit në Prishtinë

Baraliu: Presidenti duhet të zgjidhet para formimit të Qeverisë, në të kundërtën vendi rrezikon zgjedhje të reja

‘Nga mikseri i kamionit është shkëputur një gyp’ Detaje nga vdekja e djeshme e 25-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Era dallavere: VV në Gjilan pritet t'ia japë 75 hektarë tokë të shtetit për 99 vjet një kompanie të sapokrijuar