A do të festojë Shaqiri me flamurin e Kosovës nëse Liverpooli fiton Champions Leaguen?

A do të festojë Shaqiri me flamurin e Kosovës nëse Liverpooli fiton Champions Leaguen?

Xherdan Shaqiri e ka mundësinë që ta fitojë për herë të dytë trofeun më prestigjioz të futbollit në Evropë, Champions Leaguen, të shtunën mbrëma.

Liverpooli dhe Tottenhamin përballen në finalen e madhe të Madridit, derisa kosovari sigurisht se do të jetë i përfshirë në skuadër, shkruan Periskopi.

“Kemi pasur një edicion të mrekullueshëm dhe e kemi një finale të madhe para vetes. Do të bëjmë gjithçka për ta fituar këtë titull, sepse klubi e meriton, tifozët e meritojnë dhe lojtarët e meritojnë”, deklaroi Shaqa para ndeshjes.

Kujtojmë se pas triumfit me Bayern Munichun më 2013, Shaqa kishte festuar me flamurin e Kosovës dhe Shqipërisë.

Sigurisht do të kishte domethënie të madhe për popullin kosovar – pas së gjithash – ai është kosovari i parë që e ka fituar këtë trofe dhe do të ishte edhe më e veçantë ta festonte në të njejtën mënyrë nëse e fiton për herë të dytë

Bavarezët kishin mposhtur Borussia Dortmundin 2-1 atë kohë, me Shaqirin që ishte rezervist i pashfrytëzuar. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: