A do t’na shtrenjtohet sërish rryma? Kurti: Nuk jam në dijeni

A do t’na shtrenjtohet sërish rryma? Kurti: Nuk jam në dijeni

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se nuk është në dijeni nëse do të shtrenjtohet sërish rryma për popullin kosovar. “Unë nuk jam në dijeni për përgatitjet e kërkesave për ZRrE nga ana e operatorëve ekonomik. Ato shkojnë te ZRrE, besojmë se nga aty duhet të kemi një përgjigje shtetërore dhe profesionale”, tha Kurti në konferencë […]

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se nuk është në dijeni nëse do të shtrenjtohet sërish rryma për popullin kosovar.

“Unë nuk jam në dijeni për përgatitjet e kërkesave për ZRrE nga ana e operatorëve ekonomik. Ato shkojnë te ZRrE, besojmë se nga aty duhet të kemi një përgjigje shtetërore dhe profesionale”, tha Kurti në konferencë për media, përcjell Periskopi.

TELASHET ME RRYMËN NË VERI  

Serbia nuk po i përgjigjet pozitivisht zbatimit të marrëveshjes – ose udhërrëfyesit së fundit për rrymën në veri, që u arrit në Bruksel nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviqi i Serbisë. Kështu, shkurt, sipas udhërrëfyesit kompania ‘Elektrosever’ parashihej që deri tani, t’ia dërgonte ZRrE-së, listat e konsumatorëve të energjisë elektrike në veri. Për këtë, kryemininistri Albin Kurti, në një konferencë për media sot pas mbledhjes së qeverisë, tha se qeveria nuk do të subvenciojë më rrymën në veri, në dimrin që vjen.

“Nuk mund të pritet që qeveria të subvencionojë energjinë e konsumuar në veri e të papaguar atje në dimrin që vjen. Në cmimin që ishin në dhjetor e janar të vitit të kaluar, të gjithë e kanë të qartë që nuk mund të ketë përsëritje. Brukseli e ka evidentuar që qasja destruktive e Serbisë, është faktor e fajtor për moszbatimin e udhërrëfyesit sic e parashihte marrëveshja.

ZRrE i kishte dy javë ta bënte licencimin, e bënë për dy ditë. Ata kishin dy javë afat ta sillnin regjistrin e konsumatorëve, nuk e bënë. Ne presim reagimin e Brukselit.

Qartazi Beogradi është në anën e kundërt të sjelljes tonë, kreative, konstruktive, pozitive, e proaktive.

Ka pasur të ndodhë këtë javë një takim mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel midis meje dhe presidentit të Serbisë, por sërish janë ata që kanë shtyrë këtë gjë.

Ata po shtyjnë dorëzimin e listave të konsumatorëve në veri, ata po shtyejnë takimet në Bruksel, pra janë ata që nuk iu përgjigjen zhvillimeve pozitive në Bruksel në raport me neve”, tha Kurti./Periskopi

Të ngjashme
Donald Trump zbulon avionin e ri presidencial

Donald Trump zbulon avionin e ri presidencial

WP: Netanyahu mund të sabotojë marrëveshjen SHBA–Iran

WP: Netanyahu mund të sabotojë marrëveshjen SHBA–Iran

Pas Zvicrës, edhe Kroacia do të shtojë numrin e trupave ushtarake në Kosovë

Pas Zvicrës, edhe Kroacia do të shtojë numrin e trupave ushtarake në Kosovë

“Jam lojtar, më lini”, momenti i sikletshëm në kampin e Spanjës, rojet e sigurisë nuk e njohin yllin e kombëtares

“Jam lojtar, më lini”, momenti i sikletshëm në kampin e Spanjës, rojet e sigurisë nuk e njohin yllin e kombëtares

SHBA kalon në epërsi ndaj Australisë

SHBA kalon në epërsi ndaj Australisë

Dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit rriten dukshëm pas marrëveshjes SHBA-Iran

Dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit rriten dukshëm pas marrëveshjes SHBA-Iran

Një stuhi e fortë godet Cyrihun, raportohet për dëme të konsiderueshme materiale

Një stuhi e fortë godet Cyrihun, raportohet për dëme të konsiderueshme materiale

Nxirren nga deti dy predha të Luftës së Dytë Botërore në Porto Palermo të Himarës, foto

Nxirren nga deti dy predha të Luftës së Dytë Botërore në Porto Palermo të Himarës, foto

I kërkuar me urdhër gjykate, arrestohet 57-vjeçari i dënuar me pesë vite burg për sulm seksual

I kërkuar me urdhër gjykate, arrestohet 57-vjeçari i dënuar me pesë vite burg për sulm seksual

Tërmet 3.6 ballë në Shqipëri

Tërmet 3.6 ballë në Shqipëri

Haxhiu paraqet ankesë në PZAP, kërkon rinumërim të plotë të votave të kandidatëve të PDK’së: Procesi ka deformime

Haxhiu paraqet ankesë në PZAP, kërkon rinumërim të plotë të votave të kandidatëve të PDK’së: Procesi ka deformime

Qeveria në detyrë mban mbledhje, merren disa vendime

Qeveria në detyrë mban mbledhje, merren disa vendime

Nesër mbahet testi i maturës, do i nënshtrohen mbi 19 mijë nxënës – Ministria jep detaje

Nesër mbahet testi i maturës, do i nënshtrohen mbi 19 mijë nxënës – Ministria jep detaje