A e fshehë lajmin e keq për vizat ky reagim i Kryeministrit në Facebook?

Kryeministri Ramush Haradinaj pandeh se mediat nuk e kanë përkthyer saktë paragrafin e konkluzioneve të Këshillit të Ministrave, ku flitet për liberalizimin e vizave. “Këshilli e njeh rëndësinë e e liberalizimit të vizave për Kosovën. Komisioni ka bërë një propozim zyrtar në muajin Maj 2016 që të transferojë Kosovën në listën e shteteve që mund […]
Kryeministri Ramush Haradinaj pandeh se mediat nuk e kanë përkthyer saktë paragrafin e konkluzioneve të Këshillit të Ministrave, ku flitet për liberalizimin e vizave.
“Këshilli e njeh rëndësinë e e liberalizimit të vizave për Kosovën. Komisioni ka bërë një propozim zyrtar në muajin Maj 2016 që të transferojë Kosovën në listën e shteteve që mund të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen, ashtu siç është prezentuar në raportin e Korrikut 2018 rreth përmbushjes së kritereve të mbetura. Në Mars 2019, Parlamenti Europian përkrahu propozimin e Komisionit Europian në lexim të parë. Vendimi për këtë propozim është duke u konsideruar nga Këshilli.”, përkthim i saktë i Konkluzionit preliminar (pika54), të Këshillit të Bashkimit Europian!, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Mirëpo, edhe në lajmin që është publikuar nga mediat, fillimisht nga Klan Kosova, shkruhet fjalia që ‘vendimi lidhur me propozimin për liberalizimin e vizave është duke u shqyrtuar aktualisht nga Këshilli’.
Fjalia që ‘vendimi për propozimin është duke u shqyrtuar’, nënkupton se ‘vizat nuk janë edhe aq afër’ dhe nuk ka të bëjë me ndonjë ‘shqyrtim’ prej të cilit do të rrjedh një vendim për vizat brenda disa sekondash pas tij.
Prandaj, konkluzat e Këshillit të Ministrave, janë interpretuar ashtu siç kanë qenë: që është e kundërta e llafeve që na thuhen për çdo ditë: lajme të mira për viza, po për viza, viza para pushimeve të verës, viza në vjeshtë, viza për Krishtlindje, viza për Bajram, viza në dimër…












