A është Rexhep Qosja njeriu që Kurti e do si president të vendit?

A është Rexhep Qosja njeriu që Kurti e do si president të vendit?

Nesër bëhen dy muaj që prej mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme e të parakohshme në vend. Por, marrëveshja mes dy partive të para, Vetëvendosjes dhe LDK-së, ende nuk është arritur duke i lënë qytetarët e vendit në pritje. Periskopi kishte raportuar qysh në muajin korrik se plani i LDK-së ishte të merrte pozitën e kryetarit […]

Periskopi kishte raportuar qysh në muajin korrik se plani i LDK-së ishte të merrte pozitën e kryetarit të shtetit dhe t’i linte kësisoj rrugën çelë Albin Kurtin për t’u bërë kryeministër.

Kjo parti politike doli e dyta në zgjedhjet e 6 tetorit, dhe i dhuroi menjëherë pozitën e kryeministrit z.Kurti, i cili i kishte vetëm 7 mijë vota më shumë se znj.Vjosa Osmani, kandidate për kryeministre. I pari 183 mijë ndërsa e dyta 176 mijë.

Iu kujtojmë se në vitin 2014, Isa Mustafa ishte bërë kryeministër me shumë më pak vota se z.Hashim Thaçi, i cili po në bazë të asaj marrëveshjeje për Qeverinë Mustafa, ishte bërë president i vendit.

Por, tashmë hesapet kanë ndryshuar. Kryeministri i ri do të jetë Albin Kurti, ndërkohë që LDK-ja po insiston në idenë fillestare, që Isa Mustafa të jetë i pari i shtetit më 2021, kur i përfundon mandati z.Thaçi, president aktual i vendit, shkruan Periskopi.

Por, kush do të duhej të ishte president i Kosovës sipas Vetëvendosjes?

Në një prononcim të dhënë sot për Klan Kosova, deputetja grua më e votuar e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu deklaroi se presidenti i vendit nuk duhej të ishte as nga Vetëvendosja, por as nga LDK-ja. Ky post – sipas saj – duhej t’i takonte një personaliteti unifikues për vendin.

Rexhep Qosja është një ndër personalitetet më të vlerësuara në Kosovë nga z.Albin Kurti, kryetar i Vetëvendosjes dhe nga anëtarët e tjerë të partisë së tij.

Por, Qosja në fakt nuk ka qëndrime të mira me Lidhjen Demokratike të Kosovës, e të cilët i ka sulmuar shpesh lidhur me qëndrimet e tyre politike në vitet dhe dekadat e fundit.

Iu kujtojmë se në qershor të këtij viti, Kurti e kishte himnizuar veprën e z.Qosja për ditëlindjen e tij, madje duke dhënë idenë për titullin e një vepre që do të quhej “Nga Jeronim De Rada te Rexhep Qosja”. /Periskopi

Të ngjashme
Viktimat e aksidentit në Gjermani janë motra

Viktimat e aksidentit në Gjermani janë motra

Protesta në Tiranë, një grup protestuesish kaluan natën përpara Kryeministrisë

Protesta në Tiranë, një grup protestuesish kaluan natën përpara Kryeministrisë

Raundi i parë i bisedimeve mes SHBA-së dhe Iranit: Ndërmjetësit e cilësojnë si “progres inkurajues”

Raundi i parë i bisedimeve mes SHBA-së dhe Iranit: Ndërmjetësit e cilësojnë si “progres inkurajues”

Armë, municion e pajisje ushtarake gjenden në Zubin Potok, Policia nis hetimet

Armë, municion e pajisje ushtarake gjenden në Zubin Potok, Policia nis hetimet

Interesim rekord për Botërorin 2026, shifrat e FIFA's flasin qartë

Interesim rekord për Botërorin 2026, shifrat e FIFA's flasin qartë

Elezi: KQZ pret përfundimin e ankesave para shpalljes së rezultateve përfundimtare

Elezi: KQZ pret përfundimin e ankesave para shpalljes së rezultateve përfundimtare

Autoritetet ruse ndalojnë shitjen e karburanteve në Krimenë e pushtuar

Autoritetet ruse ndalojnë shitjen e karburanteve në Krimenë e pushtuar

Nënsekretari i OKB-së nis sot vizitën dyditore në Kosovë

Nënsekretari i OKB-së nis sot vizitën dyditore në Kosovë

“Grupe me grekë e serbë të infiltruar në protestë”, Rama reagon sërish për protestën në Tiranë

“Grupe me grekë e serbë të infiltruar në protestë”, Rama reagon sërish për protestën në Tiranë

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Rrëqebulli ballkanik kapet nga objektivi i fotografëve (VIDEO)

Rrëqebulli ballkanik kapet nga objektivi i fotografëve (VIDEO)

Ky dyshohet të jetë shkaku i aksidentit në Gjermani ku vdiqën dy të reja nga Kamenica

Ky dyshohet të jetë shkaku i aksidentit në Gjermani ku vdiqën dy të reja nga Kamenica

Hodhi armën sapo pa policinë, intervistohet një 40-vjeçar në Ferizaj

Hodhi armën sapo pa policinë, intervistohet një 40-vjeçar në Ferizaj