A është shkarkimi i AKI-së i koordinuar mes Hotit dhe Osmanit? Presidentja jep pëlqimin

A është shkarkimi i AKI-së i koordinuar mes Hotit dhe Osmanit? Presidentja jep pëlqimin

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka kërkuar nga Kreshnik Gashi që ta lirojë detyrën e drejtorit të AKI-së. Kjo u bë e ditur sot me anë të një komunikate për media nga zyra e kryeministrit. “Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, i ka kërkuar z. Kreshnik Gashi, lirimin e detyrës së drejtorit të […]

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka kërkuar nga Kreshnik Gashi që ta lirojë detyrën e drejtorit të AKI-së.

Kjo u bë e ditur sot me anë të një komunikate për media nga zyra e kryeministrit.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, i ka kërkuar z. Kreshnik Gashi, lirimin e detyrës së drejtorit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI)”, u tha në komunikatë.

Pra, siç vërehet, nuk janë dhënë arsyet e një kërkese të tillë nga Hoti, se a bëhet fjalë për thyerjen e kasafortës në presidencë apo për përformancën e tij.

E sipas ligjit për AKI-në, procedurat për shkarkimin e drejtorit të AKI-së janë të qarta.

Pika 4 e nenit 5 të këtij ligji e thotë qartë se shkarkimi i drejtorit të AKI-së ndodhë në të njëjtën formë që ndodhë edhe emërimi.

“5.4 Drejtori i AKI-se shkarkohet nëpërmjet procesit të njëjtë me të cilin është emëruar”, thuhet aty.

Pra, drejtori i AKI-së emërohet nga kryeministri dhe presidenti,  dhe në të njëjtën formë edhe shkarkohet.

“5.3 Presidenti i Republikës së Kosovës së bashku me Kryeministrin, emërojnë së bashku Drejtorin e AKI brenda njëzet (20) ditësh pune nga dita kur pozita mbetet e lire”, thuhet në pikën 3 të nenit 5 të Ligjit për AKI-në.

Edhe njohësi i çështjeve juridike Ehat Miftaraj e thekson se tanimë nevojitet edhe pëlqimi i Vjosa Osmanit për shkarkimin e Kreshnik Gashit, gjithmonë nëse ky i fundit paraprakisht nuk jep dorëheqje.

“Tash mbetet edhe 50% e vendimit te U.D. se Presidentes, znj. Osmani apo e jep edhe ajo pelqimin e saj per shkarkimin e Drejtorit te AKI-se, gjithmone nese i njejti nuk jep doreheqja nga pozita. Shkarkimi nuk mund te ndodh pa pelqimin e perbashket te Presidentit dhe Kryeministrit”, ka shkruar Miftaraj në Facebook.

Lajmi.net ka pyetur edhe në zyrën e u.d të presidentes Osmani në lidhje me atë se a ka pasur koordinim për çështjen në fjalë me kryeministrinë, dhe është në pritje të një përgjigjeje nga kabineti i presidencës.

Të ngjashme
Karton i kuq: Belgjika mbetet me 10 lojtarë ndaj Iranit

Karton i kuq: Belgjika mbetet me 10 lojtarë ndaj Iranit

Pas sulmeve të javës së kaluar, Trump paralajmëron Iranin: Ndaloni Hezbollahun ose do të godasim më fort

Pas sulmeve të javës së kaluar, Trump paralajmëron Iranin: Ndaloni Hezbollahun ose do të godasim më fort

Pas mbledhjes te Kryeministria, nis marshimi masiv rrugëve të Tiranës: Rama n’burg, Berisha n’burg

Pas mbledhjes te Kryeministria, nis marshimi masiv rrugëve të Tiranës: Rama n’burg, Berisha n’burg

IHMK: Java nis me reshje e stuhi lokale, nga e enjtja rikthehen temperaturat deri në 33 gradë

IHMK: Java nis me reshje e stuhi lokale, nga e enjtja rikthehen temperaturat deri në 33 gradë

Prokuroria Speciale paralajmëron aktakuzë për autorët e sulmit ndaj familjes Jashari

Prokuroria Speciale paralajmëron aktakuzë për autorët e sulmit ndaj familjes Jashari

Netanyahu: Do t’i mbajmë trupat në Gaza, Siri dhe Liban për aq kohë sa të jetë e nevojshme

Netanyahu: Do t’i mbajmë trupat në Gaza, Siri dhe Liban për aq kohë sa të jetë e nevojshme

Petritsch: Kosova po e teston durimin e BE-së

Petritsch: Kosova po e teston durimin e BE-së

Negociatat SHBA-Iran janë bllokuar, por ende s’kanë përfunduar, i thotë CNN-it një burim iranian

Negociatat SHBA-Iran janë bllokuar, por ende s’kanë përfunduar, i thotë CNN-it një burim iranian

Nis protesta e 22-të në Tiranë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Nis protesta e 22-të në Tiranë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Ministri i Brendshëm porosit protestuesit nga Kosova në Tiranë: Mos harroni, Rama kerkoi njohjen e Kosovës në mes të Beogradit

Ministri i Brendshëm porosit protestuesit nga Kosova në Tiranë: Mos harroni, Rama kerkoi njohjen e Kosovës në mes të Beogradit

Spanja e deklason Arabinë Saudite për fitoren e parë në këtë Botëror

Spanja e deklason Arabinë Saudite për fitoren e parë në këtë Botëror

Zyrtare: UEFA e konfirmon stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja Izrael – Kosovë

Zyrtare: UEFA e konfirmon stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja Izrael – Kosovë

Behgjet Pacolli: Nesër rifillojnë punimet në Aeroportin e Vlorës, po rikthehet ligjshmëria

Behgjet Pacolli: Nesër rifillojnë punimet në Aeroportin e Vlorës, po rikthehet ligjshmëria