Grenell e thotë haptas: Nëse s’ka bisedime të mira më 27 qershor, mbeteni ne status quo

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për dialogun, Richard Grenell përmes Tëitterit ka konfirmuar se më 27 qershor do të ketë diskutime për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai ka bërë të ditur gjithashtu se i është premtuar ndalja e fushatës së mosnjohjes. Ndërkaq, në një cicërimë të pak minutave më vonë, Grenell shkruan se […]
I dërguari i posaçëm i SHBA-së për dialogun, Richard Grenell përmes Tëitterit ka konfirmuar se më 27 qershor do të ketë diskutime për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ai ka bërë të ditur gjithashtu se i është premtuar ndalja e fushatës së mosnjohjes.
Ndërkaq, në një cicërimë të pak minutave më vonë, Grenell shkruan se ‘nëse Kosova dhe Serbia do të jenë të pakënaqura me bisedimet e 27 qershorit, do t’i kthehen status quo-së.
“Nëse të dy palët do të jenë të pakënaqura me bisedimet e 27 qershorit, atëherë do t’i kthehen status quo-së pasi të largohen nga Ëashingtoni. Sic e kemi thënë vazhdimisht, na duhet fillimisht të bëjmë përparimin mbi rritjen e ekonomive. Ky është fokusi. Mezi pres të fillojnë këto bisedime”.
Ndërkaq, në njoftimin e parë, Grenell shkruante:
“Lajm i madh. Kam marrë zotimin nga qeveritë e Kosovës dhe Serbisë që përkohësisht ta pauzojnë fushatën e mosnjohjes dhe kërkesën për anëtarësim ndërkombëtar në mënyrë që të takohen në Ëashington, në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor për të biseduar rreth dialogut”, ka shkruar Grenell./PERISKOPI/













