A ishte zv.ministri i pakicave që u shkarkua viktimë tjetër e hakmarrjes Kurti?

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë vendim për lirimin nga posti i zëvendësministrit në detyrë në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, Bahrim Shabani. Mirëpo sipas burimeve të Periskopit, shkarkimi i tij nga kryeministri në detyrë, erdhi pasi që Shabani njihet si person i afërt me deputetin Rasim Demiri nga Grupi 6+ , […]
Mirëpo sipas burimeve të Periskopit, shkarkimi i tij nga kryeministri në detyrë, erdhi pasi që Shabani njihet si person i afërt me deputetin Rasim Demiri nga Grupi 6+ , grup ky që votoi pro mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë.
Menjëherë pas shkarkimit të Bahrim Shabanit, Kurti emëroi Firdon Lalën në pozitën e zëvendësministrit në detyrë të Zhvillimit Rajonal.
Periskopi merr vesh, se i sapo emëruari Firdon Lala është person i afërt me Elbert Krasniqi i cili është nga partia Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, por që i është bashkuar Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes.
Kujtojmë se Grupi + kishte votuar pro rrëzimit të qeverisë, ku si pasojë e kësaj Kurti ka ndëshkuar tani zv.ministrin e shkarkuar Bahrim Shabani.
Ndryshe, Kurti në ditën kur u votua pro rrëzimit të qeverisë së udhëhequr nga ai, shkarkoi zëvendëskryeministrin e parë nga LDK’ja, Avdullah Hotin, si hakmarrje ndaj mocionit të mosbesimit.













