A po e blen Top Channel-in biznesmeni i njohur shqiptar?

Gjiganti mediatik shqiptar Top Channel ka ndryshuar pronar. Albeu.com mëson se marrëveshja është arritur dhe pritet që të nënshkruhet gjatë ditëve në vijim për blerjen e shumicës së aksioneve të Top Channel-it, të cilat i zotëron familja Hoxha. Raportohet se pronarët aktual të shumicës së aksioneve, familja Hoxha ka arritur marrëveshjen me blerësin, i […]
Gjiganti mediatik shqiptar Top Channel ka ndryshuar pronar. Albeu.com mëson se marrëveshja është arritur dhe pritet që të nënshkruhet gjatë ditëve në vijim për blerjen e shumicës së aksioneve të Top Channel-it, të cilat i zotëron familja Hoxha.
Raportohet se pronarët aktual të shumicës së aksioneve, familja Hoxha ka arritur marrëveshjen me blerësin, i cili është njëri prej biznesmenëve më me ndikim aktualisht në Shqipëri.
Bëhet fjalë për Shefqet Kastratin, i cili pritet të jetë pronari i ri i televizionit Top Channel.
Shefqet Kastrati është një prej biznesmenëve më të fuqishëm për momentin në Shqipëri duke e shtrirë aktivitetin e tij gjatë viteve të fundit edhe në sektorë të tjerë si ndërtimi dhe hoteleria, krahas karburanteve.












