A rrezikohet Kosova nga Lija e Majmunit? Flet infektologu Tolaj për Periskopin

A rrezikohet Kosova nga Lija e Majmunit? Flet infektologu Tolaj për Periskopin

Lija e majmunëve është infeksioni më i ri me të cilin kanë filluar të luftojnë disa shtete të Evropës, madje kjo ka nxitur shqetësim edhe për kosovarët duke qenë se virusi ka mbërritur shumë afër vendeve përreth. Infektologu Ilir Tolaj thotë se Kosova rrezikohet, por s’ka vend për shqetësim… Tolaj në një prononcim për Periskopin […]

Tolaj në një prononcim për Periskopin tha se Lija e Majmunëve është një infeksion më i lehtë dhe shkalla e vdekshmërisë është shumë e vogël.

“Lija e majmunëve pavarësisht që është e ngjashme më lijën e madhe e cila është zhdukur tani nga sipërfaqja e dheut falë vaksinimit masiv që është bërë në të gjithë botën, dallon shumë nga kjo e fundit meqenëse është një sëmundje shumë më e lehtë, nuk ka vdekshmëri ose ka një vdekshmëri jashtëzakonisht shumë të vogël dhe tërhiqet brenda një ose dy javësh, kështu që nuk konsiderohet që është një sëmundje e rrezikshme…Simptomat janë të ngjashme me Lijën e Madhe(Variola Veren), që do të thotë shfaqen ndryshime në lëkurë, por për dallim nga lija e madhe që ka pasë plogështi, anoreksi tek Lija e Majmunëve simptoma që vërehet më shumë është ndryshimeve në lëkurë…, tha Tolaj për Periskopin.

Tolaj paralajmëroi se Kosova rrezikohet nga Lija e Majmunëve, por bëri thirrje që të mos bëhet panik dhe se sipas tij ky më shumë është një studim mjekësor sesa problem për shëndetin publik.

“Kosova nuk është vend i izoluar në botë, prandaj çdo gjë që ndodh në mënyrë epdiemike ose pandemike në botë mundet me u rreziku edhe Kosova, por as situata në botë nuk është e atillë për me u shqetësu Kosova e ndonjë vend i botës. Është më shumë një kuriozitet mjekësor sesa që është problem i shëndetit publik dhe problem mjekësor”, shtoi ai.

Tutje Tolaj tha se nuk ka gjasa që Kosova të hyjë në izolim sepse Lija e Majmunëve nuk përhapet aq lehtë si Covid-19.

“Jo, natyra e infeksionit është e atillë nuk përhapet aq lehtë si me Covidi-19 ose me Variola Veren (lijen e madhe), prandaj në këtë aspekt vendet ku po kanë raste si Portugalia me më shumë raste nuk janë duke aplikuar masa strikte, përveç izolimit të atyre që kanë shenja të sëmundjes”, përfundoi Tolaj.

Ai po ashtu ka theksuar se mjekësia në botë tani duhet ta studiojë në disa pika virusin e ri në mënyrë që të ndërprehet përhapja e infeksionit.

“Është sëmundje e rrallë e cila kur shfaqet zgjon një interesim, prandaj për botën është me rëndësi meqenëse është një sëmundje e rrallë e cila është shfaqur dhe me e pa se si po ndodh përhapja. Cilat kategori të njerëzve me shumë po atakohen dhe në çfarë mënyre po përhapet, a kanë lidhshmëri këto raste mes vete në mënyrë që të ndërpritet zingjiri i përhapjes së mëtejme. Por, në aspektin e shëndetit publik as tash në botë as për Kosovën nuk është ndonjë problem i cili duhet të merret me një mënyrë shumë serioze dhe me panik shumë të shtuar”, tha ai.

Kujtojmë se rastet e para me Lijën e Majmunëve janë shfaqur në Angli, Portugali, Spanjë, Suedi e me shtetin në kufi të Shqipërisë, Italinë./Periskopi-Iliriana Xhylani

Të ngjashme
Donald Trump zbulon avionin e ri presidencial

Donald Trump zbulon avionin e ri presidencial

WP: Netanyahu mund të sabotojë marrëveshjen SHBA–Iran

WP: Netanyahu mund të sabotojë marrëveshjen SHBA–Iran

Pas Zvicrës, edhe Kroacia do të shtojë numrin e trupave ushtarake në Kosovë

Pas Zvicrës, edhe Kroacia do të shtojë numrin e trupave ushtarake në Kosovë

“Jam lojtar, më lini”, momenti i sikletshëm në kampin e Spanjës, rojet e sigurisë nuk e njohin yllin e kombëtares

“Jam lojtar, më lini”, momenti i sikletshëm në kampin e Spanjës, rojet e sigurisë nuk e njohin yllin e kombëtares

SHBA kalon në epërsi ndaj Australisë

SHBA kalon në epërsi ndaj Australisë

Dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit rriten dukshëm pas marrëveshjes SHBA-Iran

Dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit rriten dukshëm pas marrëveshjes SHBA-Iran

Një stuhi e fortë godet Cyrihun, raportohet për dëme të konsiderueshme materiale

Një stuhi e fortë godet Cyrihun, raportohet për dëme të konsiderueshme materiale

Nxirren nga deti dy predha të Luftës së Dytë Botërore në Porto Palermo të Himarës, foto

Nxirren nga deti dy predha të Luftës së Dytë Botërore në Porto Palermo të Himarës, foto

I kërkuar me urdhër gjykate, arrestohet 57-vjeçari i dënuar me pesë vite burg për sulm seksual

I kërkuar me urdhër gjykate, arrestohet 57-vjeçari i dënuar me pesë vite burg për sulm seksual

Tërmet 3.6 ballë në Shqipëri

Tërmet 3.6 ballë në Shqipëri

Haxhiu paraqet ankesë në PZAP, kërkon rinumërim të plotë të votave të kandidatëve të PDK’së: Procesi ka deformime

Haxhiu paraqet ankesë në PZAP, kërkon rinumërim të plotë të votave të kandidatëve të PDK’së: Procesi ka deformime

Qeveria në detyrë mban mbledhje, merren disa vendime

Qeveria në detyrë mban mbledhje, merren disa vendime

Nesër mbahet testi i maturës, do i nënshtrohen mbi 19 mijë nxënës – Ministria jep detaje

Nesër mbahet testi i maturës, do i nënshtrohen mbi 19 mijë nxënës – Ministria jep detaje