AAK ndejti në seancë, VV s’ia kthen me të mirë: Abstenojmë në rezolutën e propozuar nga ju

PDK dhe LDK kanë lëshuar seancën e Kuvendit, në shenjë pakënaqësie pasi Lëvizja Vetëvendosje, nuk deshti të diskutonte lidhur me vendimin e sotëm të ZRRE-së për shtrenjtimin e rrymës. E vetmja nga partitë opozitare që qëndroi në sallë, është AAK. Mirëpo VV nuk ia ktheu me të mirë qëndrimin në sallë AAK-së. Besnik Tahiri i […]
E vetmja nga partitë opozitare që qëndroi në sallë, është AAK.
Mirëpo VV nuk ia ktheu me të mirë qëndrimin në sallë AAK-së. Besnik Tahiri i AAK-së kërkoi votimin e një resolute lidhur me Ligjin e Pagave, por nga VV-ja i thanë se do të abstenojnë.
Debati i transkriptuar mes Besnik Tahirit dhe Mimoza Kusarit, përcjell Periskopi:
Besnik Tahiri: Si grup parlamentar kemi ngritur një nga cështjet më të rëndësishme që lidhen me legjislacionin, Ligjin e Pagave dhe rezolutën që kemi propozu. Kërkoj nga deputetët që të votojnë rezolutën.
Mimoza Kusari: Ligji i pagave parashihet të vijë në Kuvend në muajin mars. Jemi duke bërë maksimumin që ky ligj të kalojë me sukses. Të kemi një debat konstruktiv dhe të kemi një nivelizim të pagave.
Në raport me rezolutën do të abstenojmë. Është problematike shumëvjecare që nuk rregullohet me rezolutë.
Besnik Tahiri: Nuk e kuptoj pse gp i VV duhet me abstenu për këtë rezolutë, kjo rezolutë vetëm sa e fuqizon përmes votimit edhe të një subjekti që është opozitar punën dhe angazhimin që ka qeveria në raport me ligjin e pagave./Periskopi











