AAK pas deklaratave të Escobar ndaj Kurtit: Kryeministri as nuk po komunikon e as nuk po punon

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka kritikuar ashpër kryeministrin e vendit Albin Kurtin për moskomunikim me ndërkombëtarët, dhe për këtë ai shpreson që parneriteti të kthehet si dikur, shkruan Periskopi. Escobar e ka pranuar se ekziston një çarje në komunikimet diplomatike mes SHBA-së dhe Kosovës. “Partneriteti në mes të […]
Escobar e ka pranuar se ekziston një çarje në komunikimet diplomatike mes SHBA-së dhe Kosovës.
“Partneriteti në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës, mes popullit amerikan dhe atij të Kosovës, nuk depërton përmes një njeriu në Kosovë, apo një partie. Mirëpo, më duhet të them që aktualisht kemi probleme në komunikim me kryeministrin [e Kosovës, Albin Kurtin]. Dhe jo vetëm SHBA-ja, është problem që e ka Kosova edhe me BE-në, NATO-n, Mbretërinë e Bashkuar dhe më shumë partnerë, përfshirë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”.
Në lidhje me këto deklarata të Escobar, Periskopi ka marr një qëndrim nga AAK.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri akuzoi Kurtin për mungesë të komunikimit jo vetëm me ndërkombëtarët, por edhe me sindikatat, studentët e veterantët
“Problemi bëhet edhe me i madh, se as nuk po komunikon e as nuk po punon!”, tha Tahiri ndër të tjera.
“Kur Qeveria e Kosovës ka problem komunikimi me partnerët ndërkombëtarë dhe faktorin e jashtëm në krye me SHBA-të, a mundeni me marr me mend se sa pak komuninikon ky kryeminister me faktorin e brendshëm, sindikatat, ekonominë, veteranët, stundentët, lista është e gjatë”, ka thënë Besnik Tahiri për Periskopin.
Në një konferencë për media para udhëtimit të tij në Prishtinë, Escobar ka folur edhe për dinarin. Escobar ka thënë se SHBA i bën thirrje Qeverisë së Kosovës që t’i marrë shumë seriozisht shqetësimet e ngritura nga komuniteti ndërkombëtar.












