Abazoviq: Shpresoj që Albin Kurti t’na bashkohet herën tjetër në Ballkanin e Hapur

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë nga Ohri se shpreson që herën tjetër, në Ballkanin e Hapur – edhe pse nuk e tha me emër por nënkuptohej – të jetë edhe Albin Kurti. Ai ka thënë se iniciativat për t’u bërë bashkë e për të punuar, gjithmonë janë të mirëpritura për të. […]
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë nga Ohri se shpreson që herën tjetër, në Ballkanin e Hapur – edhe pse nuk e tha me emër por nënkuptohej – të jetë edhe Albin Kurti.
Ai ka thënë se iniciativat për t’u bërë bashkë e për të punuar, gjithmonë janë të mirëpritura për të.
Abazoviqi tha se është koha të bëhet një ribrendim i Ballkanit Perëndimor – në aspektin e zhvillimit ekonomik.
“Ne ulemi këtu, të pestët këtu, shpresoj që herën tjetër të jemi edhe gjashtë persona, pavarësisht nga nisma, nga vendi nga koha. Gjashtë persona të ulemi këtu dhe të flasim për qytetarët tonë.
Jam i sigurtë që mesazhi i BE-së do të jetë shumë më ndryshe, edhe për ata që kontestojnë cdo hap të Ballkanit të Hapur që janë gabim dhe kjo pjesë e botës, pa marrë parsysh vështirësive që ka kaluar, i përket familjes së madhe evropiane.
Duhet të ndryshojmë sjelljen tonë, e deri diku edhe mentalitetin tonë. Ideja është të nxisim diçka të re, të bëjmë një ribrendim të Ballkanit Perëndimor”, tha Abazoviqi./PERISKOPI











