Abdixhiku tallet me Kurtin në Kuvend:Çdo mëngjes zgjohet, sheh dhe krijon kundërshtar

Lumir Abdixhiku i është përgjigjur ashpër Albin Kurtit, duke e krahasuar me Don Kishotin që çdo mëngjes zgjohet në një botë të krijuar nga vetë imagjinata e tij. Sipas Abdixhikut, në atë botë të mbyllur, Kurti sheh vetëm kundërshtarë — kundërshtarë që, sipas tij, duan ta kthejnë Serbinë në Kosovë. “Edhe ty, gjeneral Hadergjonaj, edhe […]
Lumir Abdixhiku i është përgjigjur ashpër Albin Kurtit, duke e krahasuar me Don Kishotin që çdo mëngjes zgjohet në një botë të krijuar nga vetë imagjinata e tij.
Sipas Abdixhikut, në atë botë të mbyllur, Kurti sheh vetëm kundërshtarë — kundërshtarë që, sipas tij, duan ta kthejnë Serbinë në Kosovë.
“Edhe ty, gjeneral Hadergjonaj, edhe ty Ramush, edhe ty Fatmir, edhe juve burra e gra që keni luftuar për lirinë e Kosovës… të gjithë ju, sipas Kurtit, jeni pjesë e kësaj bote të tij”, ka deklaruar Abdixhiku.
Ai shtoi se Kurti i trajton kundërshtarët politikë jo si kritikë të qeverisjes së tij, por si armiq që duan ta bllokojnë vendin:
“Kundërshtarë që, sipas tij, duan ta bllokojnë Kosovën — vendin tonë, vendin ku për dallim prej tij, ne i rrisim fëmijët tanë këtu, Albini.”












