Abdixhiku: VV-ja ka vendosur pengesë me procedurë të fshehtë

Abdixhiku: VV-ja ka vendosur pengesë me procedurë të fshehtë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se në takimin e thirrur nga kreu i VV-së, Albin Kurti, bënë thirrje që të arrihet konsensus politik për ta kaluar ngërçin institucional. Abdixhiku u shpreh se kërkuan që t’u jepet e drejta të votojnë  për, kundër ose abstenim për kandidatët që propozohen dhe tha […]

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se në takimin e thirrur nga kreu i VV-së, Albin Kurti, bënë thirrje që të arrihet konsensus politik për ta kaluar ngërçin institucional.

Abdixhiku u shpreh se kërkuan që t’u jepet e drejta të votojnë  për, kundër ose abstenim për kandidatët që propozohen dhe tha se në emër të LDK-së, do të votonin kundër me 20 vota për kandidatin që do ta propozonte VV-ja.

“Në këtë periudhë ata kanë vendosur një pengesë që është procedura e fshehtë, që për vendimin e Gjykatës Kushtetuese bëhet e qartë se nuk është kushtetuese, është e paprecedentë në historinë parlamentare të Kosovës, prandaj nuk mund të marrim pjesë në shkelje të Kushtetutës pas këtij aktvendimi”.

“I bëjmë thirrje edhe një herë që të na jepet e drejta për votim. Deputetët e kuvendit s’e kanë këtë të drejtë. Përderisa insistohet në një procedurë që është jokushtetuese tani, neve po na pamundësohet e drejta për votim”, tha Abdixhiku.

Tutje, ai u shpreh se VV-ja për kryetarin e kuvendit i ka 3 vota nga Nisma dhe 3 emra të tjerë nga AAK-ja, e që sipas Abdixhikut, ka mundësi për gjetje të zgjidhjes por “mungesa e vullnetit është çështje e orientimit politik”.

“Pavarësisht gatishmërisë për të pasur një konsensus politik, insistimet në pozicionet paraprake të VV-së e bënë të pamundur lëvizjen nga kjo gjendje. Ajo që dëgjuam deri tani, ishin të njëjtat pozicione që na kanë këtu deri tash”.

“Në ndërkohë ka ndodhur një aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese i cili nuk mund të injorohet kaq thjeshtë. Kosova vazhdon të mbetet në krizë nga partia e parë e cila i ka 48 deptuetë dhe nuk do të bëjë një shumicë dhe nuk e kupton përgjegjësinë e kësaj shumice”.

“Pas 30 ditëve futemi në një gjendje të paqartë historike për Kosovën. Pas 30 ditëve do të duhej një interpretim i ri”, tha ai./Periskopi/

Të ngjashme
Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare