Abuzimet e turpshme me dhimbjen e njerëzve që e pësuan nga tërmeti në Shqipëri

Abuzimet e turpshme me dhimbjen e njerëzve që e pësuan nga tërmeti në Shqipëri

Tërmeti në Shqipëri deri më tash ka lënë 29 njerëz të vdekur dhe mbi 600 të plagosur. Por, përgjatë ditës së kobshme për shumë shqiptarë, një grumbull njerëzish abuzuan në emër të bamirësisë e të dhimbjes së njerëzve. Bamirësia e shumë njerëzve dhe grupeve të ndryshme të interesit nuk ishte e shtyrë nga ndjenja të […]

Bamirësia e shumë njerëzve dhe grupeve të ndryshme të interesit nuk ishte e shtyrë nga ndjenja të mira e të sinqerta. U bë për vetë-promovim, dhe kjo dihet gjerësisht.

Por, kishte edhe të tillë që nga kompjuterët e tyre falsifikuan imazhe në mënyrë që të rrisnin dramaticitetin e kësaj ngjarjeje të tmerrshme.

Shumë prej mediave, përjashto Periskopin, gjatë raportimit të djeshëm u munduan të rrisnin me perversitet numrin e viktimave duke dashur të ngjallnin më shumë dramë e panik te qytetarët. Disa prej tyre, biles, përfolën edhe mundësinë për një tërmet tjetër shkatërrimtar që do të linte edhe më shumë viktima.

Më poshtë keni disa prej imazheve të cilat u falsifikuan në mënyrë të turpshme dje duke ngjallur emocione te qytetarët e Kosovës.

Në njërën prej tyre shihet një qen duke qëndruar afër dorës së një njeriu të mbetur përfundi gërmadhave. Fotoja u tha se ishte nga skena e ngjarjes së tmerrshme në Shqipëri, por në fakt, kjo nuk ishte aspak e vërtetë.

Po ashtu, në një tjetër shihej një fëmijë i vogël i ndodhur te gërmadhat me fytyrën të kapur me duar. Ndërsa në të fundit shihej një i rritur duke dënesur.

Në mënyrë që të vërtetoni saktësinë e këtyre fotografive, iu ftojmë të klikoni në vegëzën në vijim: https://tineye.com /Periskopi

Të ngjashme
Konstituimi i Kuvendit, Haxhiu thërret në takim liderët e partive politike

Konstituimi i Kuvendit, Haxhiu thërret në takim liderët e partive politike

Prokuroria konfirmon operacionin për zhvarrosje dhe identifikim të mbetjeve mortore në Zubin Potok

Prokuroria konfirmon operacionin për zhvarrosje dhe identifikim të mbetjeve mortore në Zubin Potok

Kjo që ka bërë Joshua e tregon sa sportist i madh është - dedikon një video për prindërit e Prengës

Kjo që ka bërë Joshua e tregon sa sportist i madh është - dedikon një video për prindërit e Prengës

Kjo është gjendja në pikat kufitare, pritje deri në një orë e gjysmë

Kjo është gjendja në pikat kufitare, pritje deri në një orë e gjysmë

Dyshohet për varrezë masive në Zubin Potok

Dyshohet për varrezë masive në Zubin Potok

Salah prish akordin e arritur me Besiktas: Përplasja për të drejtat e imazhit

Salah prish akordin e arritur me Besiktas: Përplasja për të drejtat e imazhit

Disa njerëz mbesin të bllokuar brenda një qendre tregtare në Japoni pas tërmetit

Disa njerëz mbesin të bllokuar brenda një qendre tregtare në Japoni pas tërmetit

Shaqir Lutvija dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte

Shaqir Lutvija dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte

Mbi 120 shoferë nën ndikim alkooli gjatë 10 ditëve në Gjakovë, policia shqipton 1580 gjoba

Mbi 120 shoferë nën ndikim alkooli gjatë 10 ditëve në Gjakovë, policia shqipton 1580 gjoba

Rasti “Drenica”, Gjykata shpall të pafajshëm Sami Lushtakun dhe të tjerët

Rasti “Drenica”, Gjykata shpall të pafajshëm Sami Lushtakun dhe të tjerët

Ligj i ri në Mal të Zi: Gratë me cikël menstrual të dhimbshëm, përfitojnë dy ditë pushim çdo muaj

Ligj i ri në Mal të Zi: Gratë me cikël menstrual të dhimbshëm, përfitojnë dy ditë pushim çdo muaj

Shqipëria pritet të përjetojë temperatura deri në 40 gradë

Shqipëria pritet të përjetojë temperatura deri në 40 gradë

I plagosuri nga të shtënat në Prishtinë jashtë rrezikut për jetë

I plagosuri nga të shtënat në Prishtinë jashtë rrezikut për jetë