Afro 300 grabitje gjatë 2018’ës në Kosovë – Policia thotë se kanë shpartalluar grupe kriminale

Afro 300 grabitje gjatë 2018’ës në Kosovë – Policia thotë se kanë shpartalluar grupe kriminale

Policia e Kosovës në një përgjigje për Periskopin ka treguar për numrin e grabitjeve që kishin ndodhur gjatë vitit 2018 në gjithë territorin e vendit. Sipas Policisë, gjatë asaj periudhe janë evidentuar 297 raste të grabitjeve, duke nisur prej gjësendeve e deri tek sulmi në banka e lokale të ndryshme biznesi. Megjithatë, masat e reja […]

Policia ka theksuar se gjatë ndërhyrjes në këto raste, zyrtarët e tyre i janë ekspozuar rreziqeve të mëdha, deri në rrezikim të jetës, siç kishte ndodhur rasti i para tre muajve në Istog ku një polic mbeti i vrarë nga të shtënat e armëve nga ana e grabitësit.

‘Shpesh zyrtarët tanë i ekspozohen edhe rreziqeve gjatë intervenimeve policore në raste të vjedhjeve apo grabitjeve të ndryshme që kohëve te fundit kanë qenë më të theksuara, dhe gjatë ballafaqimit me individ apo grupe kriminiale, në funksion të zbatimit të rendit dhe ligjit ka pasur edhe pasoja ku zyrtarët tanë kanë pësuar lëndime trupore apo kanë humbur edhe jetën’’, thuhet në përgjigjen zyrtare të Policisë për Periskopin.

Tutje ky institucion bën me dije  se duke parë rastet edhe më të shpeshta të vjedhjeve e grabitjeve në Kosovë, kanë marrë masa edhe më rigoroze.

‘’Për t’iu përgjigjur një situate të tillë,  Policia ka ndërmarr masa më rigoroze duke intensifikuar veprimet inteligjente dhe operacionale. Janë shtuar patrullimet policore ku zyrtarë policorë janë pajisur me armë të gjata, per një  reagim sa më efektiv në rast se paraqitet nevoja dhe kushdo që bie ndesh me ligjin duke cenuar rendin apo sigurinë e qytetarëve do të përballet me forcën e ligjit’’, thuhet nga Policia.

Po ashtu, Policia  tregon se rezultatet e këtyre masave janë vërejtur qysh në fillim, ku përveç arrestimeve, janë zbuluar edhe grupe kriminale të lidhura me rastet në fjalë.

‘’Këto veprime policore kanë dhënë rezultate konkrete dhe tani më përveq arrestimit të disa personave te dyshuar janë shpartalluar edhe grupe kriminale qe dyshohet se janë shkaktarë të këtyre rasteve. Poashtu, hetime të vazhdueshme janë në proces për identifikimin e personave tjerë që mund të jenë pjesë e ketyre aktiviteteve kriminale’’.

Kujtojmë që gjatë kohës së festave të fundvitit, grabitjet më të shpeshta bëheshin nëpër marketet e mëdha ushqimore./PERISKOPI/

 

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?