Agim Ademi përplaset fizikisht me një gjyqtar në korridoret e FFK’së

Agim Ademi përplaset fizikisht me një gjyqtar në korridoret e FFK’së

Tensione sot kishte në Federatën e Futbollit të Kosovës. Në korridoret e saj ka ndodhur një incident ku ishin përfshirë kryetari Agim Ademi dhe gjyqtari Bajram Gashi.   Diçka e pazakontë ka ndodhur sot në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK). Një gjyqtar i futbollit, i pakënaqur me faktin që nuk po delegohet qe një […]

Diçka e pazakontë ka ndodhur sot në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK).

Një gjyqtar i futbollit, i pakënaqur me faktin që nuk po delegohet qe një kohë të gjatë për referim në kampionat, ka shkuar në FFK për të folur me kryetarin Agim Ademi, me ç‘rast ka ndodhur edhe një konfrontim fizik. Fjala është për referin Bajram Gashi.

Por, zyrtarët tjerë të FFK-së, në korridoret e shtëpisë së futbollit, kanë ndërhy për ta parandaluar eskalimin e mëtejmë të situatës.

Këtë e ka konfirmuar edhe vet gjyqtari Bajram Gashi, i cili nuk deshi të deklarohet, me arsyetimin se ia ndalojnë rregulloret e FFK-së prononcimin për media.

Por, la të nënkuptohet se do të angazhojë avokat për të ngritur padi private ndaj kryetarit Agim Ademi e po ashtu ankesë edhe në UEFA e FIFA për mosdelegim.

Por, kjo është mohuar nga kryetari Agim Ademi.

Nuk është e vërtetë, nuk ka pasur kurrfarë zënke. Mund të ketë palë të pakënaqura, por janë Komisionet përgjegjëse që merren me këtë punë. Unë nuk kam pasur kurrfarë konflikti me askënd sot”, tha Ademi për Express.

Bajram Gashi është një gjyqtar mjaft i njohur në Kosovë, por hovin e tij e kishte ndalur një dënim që ia kishte shqiptuar qysh në prill të vitit 2017 FFK-ja me një vit mosdelegim, dënim ai që pastaj iu kishte reduktuar dukshëm. Kjo kishte ndodhur pas daljes në publik të një video-incizimi që kishte të bënte me dyshime të forta për kurdisje, e ku Gashi ishte një protagonist.

Ademi prejse ka ardhur në postin e kryetarit po kërkon reformim në referim. Madje, ua ka rritur pagesat në 100 për qind, por ka paralajmëruar edhe zero tolerancë ndaj lëshimeve të tyre.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova