Agim Bahtiri: Kam program zgjedhor por nuk e kam me vete

Agim Bahtiri: Kam program zgjedhor por nuk e kam me vete

Kandidati për Kryetar të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se ka bërë shumë këto tetë vite në Komunën e Mitrovicës megjithatë ai deklaron se tani për momentin nuk ka një planprogram zgjedhor.

“Unë mendoj se kam bërë shumë për këto tetë vite. E kam normalizuar situatën, nuk jam si kryetarët e tjerë që dalin e thërrasin njerëzit për demonstrim, duke iu vërsul urës edhe nëpër ujë të Ibrit por kam kërkuar paqe dhe mirëkuptim”

“Kam program zgjedhor por nuk e kam me vete. Jam duke punuar bashkë me Qeverinë e Kosovës për arsye se e kam një Qeveri mbi supet e mia që do të më mbrojë fuqishëm duke bashkëpunuar ngushtë me Kryeministrin e tashëm“, shprehet Bahtiri./Periskopi/

 

 

 

Shpërndaje në: