Agim Çeku e nëntë të tjerë fajtorë, Organizatat e Luftës: Vendim i papranueshëm

Agim Çeku e nëntë të tjerë fajtorë, Organizatat e Luftës: Vendim i papranueshëm

Organizata e Veteranëve, Shoqata e Invalidëve dhe Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së ka dalur me reagim pas vendimit të rastit të “Veteranëve”, raporton Periskopi. Në reagim thuhet se vendimi i Gjykatës është i paarsyetuar dhe i papranueshëm. Tutje thuhet se vazhdojnë të kundërshtojnë përfshirjen e personave të pa merituar në listat e veteranëve të […]

Organizata e Veteranëve, Shoqata e Invalidëve dhe Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së ka dalur me reagim pas vendimit të rastit të “Veteranëve”, raporton Periskopi.

Në reagim thuhet se vendimi i Gjykatës është i paarsyetuar dhe i papranueshëm.

Tutje thuhet se vazhdojnë të kundërshtojnë përfshirjen e personave të pa merituar në listat e veteranëve të luftës.

Po ashtu bëjnë thirrje që për çdo rishikim eventual të listave të veteranëve duhet të bëhet me kujdes të jashtëzakonshëm.

 

Njoftimi i plotë:

QËNDRIM I PËRBASHKËT I OVL, SHIL DHE SHFD TË UÇK-së, lidhur me vendimin e sotëm të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Organizata e Veteranëve, Shoqata e Invalidëve dhe Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, kanë ndjekur me vëmendje vendimin e sotëm të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe ritheksojnë qëndrimin e tyre të palëkundur dhe parimor: ne kemi qenë dhe mbetemi kategorikisht kundër përfshirjes së personave të pa merituar në listat e veteranëve të luftës.

Mbrojtja e statusit juridik dhe moral të luftëtarëve të vërtetë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është çështje themelore dhe e panegociueshme për ne, sepse lidhet ngushtë me të drejtën historike të luftës sonë çlirimtare, me sakrificën dhe kontributin e dhënë për lirinë dhe me dinjitetin e shtetit tonë.

Sa i përket aktgjykimit të sotëm, përmes të cilit gjykata ka shpallur fajtor anëtarët e Komisionit Qeveritar për Verifikimin e Statusit të Veteranëve të Luftës, shprehim rezervat tona serioze. Ky vendim, sipas vlerësimit tonë, është i paarsyetuar dhe i papranueshëm si në aspektin juridik, ashtu edhe në atë logjik.

Është e pakuptueshme që gjykata, në vend që paraprakisht të kërkonte themelimin e një komisioni të ri profesional për të rishikuar mbi 19.500 raste të dyshuara, veproi në mënyrë të kundërt, së pari shpalli fajtorë anëtarët e komisionit ekzistues dhe vetëm më pas udhëzoi Qeverinë që të nisë një proces verifikimi. Një qasje e tillë e përmbys parimet elementare të së drejtës dhe rrit dyshimet për qëllime të tjera përtej ligjshmërisë.

Për më tepër, shprehim shqetësimin dhe mosbesimin tonë të thellë në kompetencën ligjore dhe legjitimitetin politik të kësaj qeverie në detyrë për të ndërmarrë një proces kaq të ndjeshëm dhe të rëndësishëm për historinë e vendit dhe për kategoritë që e kanë bartur mbi supe çlirimin e atdheut.

Çdo rishikim eventual i listave të veteranëve duhet të bëhet me kujdes të jashtëzakonshëm, mbi baza të qarta ligjore dhe me përgjegjësi të plotë institucionale. Ky proces nuk guxon të zhvillohet në mënyrë të njëanshme, të ndikuar politikisht apo me qëllime diskredituese ndaj luftës së drejtë të popullit tonë.

Të ngjashme
Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve