Agim Veliu godet Vjosa Osmanin: Ishim më të fortë pa ty

Agim Veliu godet Vjosa Osmanin: Ishim më të fortë pa ty

Nënkryetari i LDK’së, Agim Veliu, nuk duket i kënaqur me rezultatin e partisë së tij në zgjedhjet e 6 tetorit. Për këtë, ai ia hedh fajin kandidates për kryeministre nga LDK, Vjosa Osmanit dhe ekipit të saj të fushatës. Veliu thotë se LDK ka qenë në përqindje më mirë në zgjedhjet e kaluara se tash. […]

“LDK nuk ka dalë mirë. LDK nuk ka humbë se nuk ka qenë në pushtet, po LDK nuk ka fituar edhe përqindja e këtyre zgjedhjeve edhe pse dikush po mundohet me prezantuar sikur rritje LDK në përqindje nuk ka rritje, që në dy palë zgjedhje të kaluara LDK ka qenë në përqindje më e madhe se sa që e ka përqindjen tash. Në zgjedhjet e kaluara nacionale ka qenë në përqindje më e madhe”, thotë Veliu, derisa, i njëjti thotë se ka disa faktorë se pse LDK doli si parti në zgjedhje, e për këtë duhet të pyetur ekipi zgjedhor e vetë Vjosa Osmani.

“Këtu ka shumë faktorë nuk është vetëm një, sigurisht këtë pyetje duhet me ja shtu në radhë të parë kandidates edhe ekipit. Unë ende nuk e kam një vlerësim të qartë, jam ka punoj në këtë drejtim, sigurisht do të mblidhen organet e partisë do ta shqyrtojnë krejt ecurinë edhe sigurisht do ta kemi një qëndrim do të vijmë te një e vërtetë”, ka thënë ai për Express.

Nënkryetari i LDK-së, ka dyshime edhe për një bashkëpunim të mundshëm me Vetëvendosjen e Albin Kurtit. Veliu thotë se të dy partitë kanë dallime në programe.

“Vallai shtirë e ka se programet tona janë të ndryshme edhe pse prap këtu dikush po mundohet me paraqitë se këto janë të njejta. Programet tona janë shumë të ndryshme edhe si parti edhe nuk do të jetë e lehtë, po duhet me bisedu edhe me bë përpjekje me u afru nëse ka ndonjë mundësi, nëse ka hapësirë”, shton, derisa, komenton edhe takimin e djeshëm të bërë në mes të krerëve të dy partive.

“Ne fillimisht edhe pse ka ndodhë një takim i parë që nuk është diskutu faktikisht ndonjë modalitet, ne do ta diskutojmë në organet e partisë, edhe do të marrim vendim çdo vendim të partisë e respektoj”, shton ai.

 

Të ngjashme
Dogana zbulon dy raste me drogë në Vërmicë

Dogana zbulon dy raste me drogë në Vërmicë

CNN: SHBA i ka thënë Iranit se Izraeli “ka pranuar të ndalet” pas sulmeve në Liban, sipas një burimi

CNN: SHBA i ka thënë Iranit se Izraeli “ka pranuar të ndalet” pas sulmeve në Liban, sipas një burimi

Nga 1 mijë e 500 euro për një vend pune – aktakuzë për keqpërdorim dhe ushtrim ndikimi në “Pastrimi”

Nga 1 mijë e 500 euro për një vend pune – aktakuzë për keqpërdorim dhe ushtrim ndikimi në “Pastrimi”

KPK miraton kandidaturat e pesë prokurorëve për Kryeprokuror të Shtetit

KPK miraton kandidaturat e pesë prokurorëve për Kryeprokuror të Shtetit

ZKA: Shtatë projekte rrugore u nisën pa leje ndërtimore, shkelje e kërkesave ligjore

ZKA: Shtatë projekte rrugore u nisën pa leje ndërtimore, shkelje e kërkesave ligjore

Shteti pagoi gati 470 mijë euro rroga për 61 punëtorë të Ministrisë së Mjedisit pa shkuar në punë

Shteti pagoi gati 470 mijë euro rroga për 61 punëtorë të Ministrisë së Mjedisit pa shkuar në punë

Gara me vetura në zonë të banuar në Pejë, shoferët gjobiten me nga 500 euro

Gara me vetura në zonë të banuar në Pejë, shoferët gjobiten me nga 500 euro

Rusia dënon një rumun me 15 vjet burg, e akuzon për spiunazh

Rusia dënon një rumun me 15 vjet burg, e akuzon për spiunazh

Boateng: Nëse Ronaldo do të ishte lojtar ekipi, ai do të rrinte në stol

Boateng: Nëse Ronaldo do të ishte lojtar ekipi, ai do të rrinte në stol

Sulme të ashpra në jug të Libanit, të paktën 18 të vrarë

Sulme të ashpra në jug të Libanit, të paktën 18 të vrarë

Bllokohen mbi 1 mijë infuzione në Spitalin e Mitrovicës, shkak dyshimet për cilësi të produktit

Bllokohen mbi 1 mijë infuzione në Spitalin e Mitrovicës, shkak dyshimet për cilësi të produktit

Përfundon rinumërimi i 185 vendvotimeve

Përfundon rinumërimi i 185 vendvotimeve

Vdes njëri nga të akuzuarit për rastin tragjik në Koçan

Vdes njëri nga të akuzuarit për rastin tragjik në Koçan