Agron Bajrami i Kohës së Surroit propozohet ambasador në kryeqytetin e BE-së?

Agron Bajrami i Kohës së Surroit propozohet ambasador në kryeqytetin e BE-së?

Më shumë se katër muaj më parë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, shkarkoi 13 ambasadorë në shtete të ndryshme. Mes tyre, edhe ambasadorët në kryeqendrat botërore Bruksel, Uashington, Londër e Tokio. Periskopi merr vesh nga burimet në institucione se emri i propozuar për ambasador në Bruksel, është gazetari i njohur i Kohës & […]

Mungesa e ambasadorëve të rinj në disa shtete e sidomos në kryeqendrat botërore, është kritikuar shumë pasi Qeveria Kurti, përkatësisht Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, shkarkoi 13 ambasadorë.

Në kohën kur janë mbajtur dy takime mes kryeministrit Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiqit, në Brukel, Kosova nuk kishte ambasador në kryeqendrën evropiane, në Bruksel.

Ministria e Jashtme ditë më parë i ka konfirmuar medias kosovare se ka përfunduar të gjitha procedurat për emërimin e ambasadorëve të ri.

Periskopi ka mësuar nga burimet brenda institucionit, se gazetari Agron Bajrami që ka punuar një kohë të gjatë në Grupin Koha, është emri i propozuar për ambasador në Bruksel. Redaksia jonë ka provuar ta kontaktojë z.Bajrami përmes telefonit, por ai nuk është përgjigjur.

Kujtojmë se Grupi Koha njihet si medium pro partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje. Një nga themeluesit e saj, z.Veton Surroi po ashtu ishte përfolur një kohë të gjatë si emër i mundshëm i kryediplomatit kosovar, në Qeverinë Kurti, ani pse një gjë e tillë nuk kishte ndodhur. Mesazhet mbështetëse të themeluesit të Kohës, z.Surroi, ishin vënë në shënjestër të kritikës dhe ironisë, sidomos ai për ‘çlirimin e dytë të Kosovës’, ku Surroi vendoste një paralele të fitores së Vetëvendosjes me çlirimin e vendit nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit.

Të ngjashme
Donald Trump zbulon avionin e ri presidencial

Donald Trump zbulon avionin e ri presidencial

WP: Netanyahu mund të sabotojë marrëveshjen SHBA–Iran

WP: Netanyahu mund të sabotojë marrëveshjen SHBA–Iran

Pas Zvicrës, edhe Kroacia do të shtojë numrin e trupave ushtarake në Kosovë

Pas Zvicrës, edhe Kroacia do të shtojë numrin e trupave ushtarake në Kosovë

“Jam lojtar, më lini”, momenti i sikletshëm në kampin e Spanjës, rojet e sigurisë nuk e njohin yllin e kombëtares

“Jam lojtar, më lini”, momenti i sikletshëm në kampin e Spanjës, rojet e sigurisë nuk e njohin yllin e kombëtares

SHBA kalon në epërsi ndaj Australisë

SHBA kalon në epërsi ndaj Australisë

Dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit rriten dukshëm pas marrëveshjes SHBA-Iran

Dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit rriten dukshëm pas marrëveshjes SHBA-Iran

Një stuhi e fortë godet Cyrihun, raportohet për dëme të konsiderueshme materiale

Një stuhi e fortë godet Cyrihun, raportohet për dëme të konsiderueshme materiale

Nxirren nga deti dy predha të Luftës së Dytë Botërore në Porto Palermo të Himarës, foto

Nxirren nga deti dy predha të Luftës së Dytë Botërore në Porto Palermo të Himarës, foto

I kërkuar me urdhër gjykate, arrestohet 57-vjeçari i dënuar me pesë vite burg për sulm seksual

I kërkuar me urdhër gjykate, arrestohet 57-vjeçari i dënuar me pesë vite burg për sulm seksual

Tërmet 3.6 ballë në Shqipëri

Tërmet 3.6 ballë në Shqipëri

Haxhiu paraqet ankesë në PZAP, kërkon rinumërim të plotë të votave të kandidatëve të PDK’së: Procesi ka deformime

Haxhiu paraqet ankesë në PZAP, kërkon rinumërim të plotë të votave të kandidatëve të PDK’së: Procesi ka deformime

Qeveria në detyrë mban mbledhje, merren disa vendime

Qeveria në detyrë mban mbledhje, merren disa vendime

Nesër mbahet testi i maturës, do i nënshtrohen mbi 19 mijë nxënës – Ministria jep detaje

Nesër mbahet testi i maturës, do i nënshtrohen mbi 19 mijë nxënës – Ministria jep detaje