Ahmeti: SHBA vetëm e paralajmëroi heqjen e bazës së Bondstilit, s’ka vendim zyrtar

Bashkëkryesuesi i delegacionit, Shpend Ahmeti ka thënë se sot gjatë takimit me delegacionin amerikan është diskutuar për taksën duke treguar se ata e kishin përmendur si mundësi edhe largimin e kampit të Bondstilit nga Kosova. Por Ahmeti e bën të qartë se ende nuk ka asgjë zyrtare në këtë aspekt. Sipas tij vetëm është përmendur […]
Por Ahmeti e bën të qartë se ende nuk ka asgjë zyrtare në këtë aspekt. Sipas tij vetëm është përmendur si masë ndaj Kosovës nëse nuk e heqë taksën, transmeton Periskopi
”Nuk është vendim zyrtar por është përmend si masë që mund të merret nëse vazhdon taksa tutje’’, ka thënë Ahmeti në Zona B.
Ai ka thënë se në takimin e sotëm me dy zyrtarët nga Këshilli për Siguri Kombëtare të SHBA-së, John Erath dhe Brad Berkley ju është kërkuar që Kosova të ketë kërkesat e saj për heqjen e tarifës.
“SHBA po thonë se e dimë se ky vendim është i dëmshëm për juve, e kuptojmë arsyen e vendosjes së saj, por si mik, ne e kemi interes që t’i përmbyllim punët e papërfunduara dhe po ju kërkojmë që ta suspendoni. Nuk mendoj se prishemi me Amerikën, por relacionet janë dëmtuar paska. Nëse mendojmë se taksa është me mirë për neve si shtet karshi Serbisë ta mbajmë”, ka thënë Ahmeti.
”Ata po thonë ‘Mos na lini që të fajësohemi për bllokim’. Ka ndryshuar narracioni në tre muajt e fundit nuk përdoret më shprehja “Marrëveshja ligjërisht e obligueshme”. Amerika s’e përdor më këtë shprehje. Amerika po flet për njohje të Kosovës nga Serbia. Amerika nga Serbia pret që ta njeh Kosovën”.
Edhe Fatmir Limaj sot e konfirmoi këtë paralajmërim të SHBA’së.
”Ne ju kemi thënë se taksa nuk hiqet. Ata kanë thanë ok. Cka duhet ne me i këkru Serbisë për me heqë taksën. Edhe ata janë të gatshëm me cu një marrëveshje për largimin e taksës. Ne ju kemi bërë disa kërkesa.Serbia me ndal agresionin. Qarkullimi i lirë i qytetarëvee,, ndalja e agresionit, njohja etj. Pra sot u diskutua edhe largimi i trupave amerikane nga Kosova. Nuk mështë e thjesht, largojeni taksën edhe okej’’, tha Limaj në Zona B.
Burime të besueshme të Periskopi nga takimi që kanë zhvilluar dje delegacioni amerikan me liderët e shtetit dhe nga takimet që kanë vazhduar edhe sot, sot kanë bërë të ditur një detaj, i cili jep sinjalin e fundit që SHBA mund të vazhdojë me sanksione edhe më të mëdha – deri në mospërjashtimin e mundësisë së heqjes së bazës së Bondstilit në Kosovë.












