Akademia e analizave skandaloze shpenzon mbi 1 milion euro nga buxheti i shtetit brenda vitit

Akademia e analizave skandaloze shpenzon mbi 1 milion euro nga buxheti i shtetit brenda vitit

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës – ASHAK  shtrien veprimtarinë e saj në fushën e shkencës dhe të artit, duke përfshirë promovimin, kultivimin, nxitjen dhe zhvillimin e mendimit shkencor dhe të krijimtarisë artistike. Kjo akademi, gogja me reputacion, ndonëse jo fort aktive për shumë çështje e procese, e së fundmi edhe me analiza skandaloze, […]

Kuvendi i Kosovës para pak ditësh  miratoi  buxhetin për vitin 2023, ku për Akademinë dedikoi fiks  1,196,159 euro. Nga to, 715,159 euro janë  planifikuar për subvencione dhe transfere, 320,000 euro për mallra dhe shërbime, 156,000 euro paga dhe mëditje dhe 5000 euro për shërbime komunale, shkruan Periskopi.

Ndërsa, ndryshe nga vitet e kaluara, as sivjet as në mot nuk ka para të planifikuara për projekte kapitale.

Në dokumentin e buxhetit të Kosovës, figurojnë 20 persona si të punësuar me orar të plotë nga ora 08: 16:00 në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, që si pozita ka nëpunës për shërbime admistrative, profesionale e teknike. Përpos drejtorit, organogrami i tyre vijon me sekretarin e  akademisë, drejtorin për buxhet dhe financa, drejtorin e  departamentit të Bibliotekës dhe Arkivave, drejtorin e prokurimit, zyrtarë certifikues, zyrtar i lartë për botime, vozitës, etj.

Bazuar në buxhetin e ndarë për vitin 2023 (paga dhe mëditje), paga e tyre sillet afro 700 euro në muaj.

Ky institucion, i udhëhequr nga akademik Mehmet Kraja  nuk është shumë transparent me publikun lidhur me shpenzimet vjetore. Në ueb-faqen e saj zyrtare nuk ka të publikuar ndonjë raport konkret për këtë qëllim. Bile edhe raportin e punës të vitit të kaluar nuk e kanë fare  të publikuar, pasi përditësimin e fundit e kanë vetëm me atë të vitit 2020.

Bazuar edhe në kategoritë tjera buxhetore,  mbështetet puna e seksioneve, instituteve hulumtuese, qendrave të tjera studimore, puna e organeve të qeverisjes, bashkëpunimi ndërkombëtar, veprimtaria e rregullt botuese dhe periodike, pasurimi i fondit të bibliotekës, shpërblimet e përhershme mujore të anëtarëve të rregullt dhe anëtarëve korrespondentë të Akademisë, shtesat për kryerjen e funksioneve të caktuara në Akademi, pagat e përhershme mujore për të punësuarit në shërbimet profesionale, administrative e teknike dhe të mirëmbajtjes së Akademisë.

ASHAK ka 24 anëtarë të rregullt -akademikë, dhe 15 më korrespodencë. Po ashtu, ASHAK ka edhe 18 anëtarë të jashtëm.

Anëtarit të rregullt dhe anëtarit korrespondent të Akademisë me qëndrim të përhershëm në vend, i takon shpërblimi i përhershëm mujor. Kjo është e përcaktuar edhe me ligjin për ASHAK.

Akademia ka edhe deputet. Njëri nga ta, anëtarë i rregullt është  Kujtim Shala, deputet nga radhët e LDK-së. Ky e ka të publikuar shpërblimin vjetor që e merr nga Akademia. Psh, në deklarimin e pasurisë që e ka bërë në mars të vitit 2022, ka shkruar se 17,841.24 euro është ky shpërblim. Shumën e njëjtë e ka deklaruar edhe më 2021.

Këso lloj të hyrash kishte deklaruar edhe ish deputeti Frashër Demaj, apo  edhe ish kryeministri, Isa Mustafa. Të dy akademikë.

Meqë ASHAK është institucion publik, pasqyrat financiare i auditohen çdo vit nga Zyra Kombëtare e Auditmit -ZIKA

ZKA ka publikuar raportin e auditimit në verë të këtij viti për financat e vitit të kaluar të Akademisë.

Gjatë auditimit, testet kanë treguar se nevojiten përmirësime sa i përket menaxhimit dhe raportimit të pasurive nën 1000 euro. Dihet se rregullorja për menaxhimin e pasurisë jo financiare në organizatat buxhetore, zhvlerësimi i pasurive bëhet sipas metodës drejtvizore. Pasuritë duhet të vlerësohen duke marrë parasysh zhvlerësimin që është grumbulluar nga momenti i blerjes së pasurisë. Zhvlerësimi llogaritet në baza mujore, pasuria nuk zhvlerësohet për muajin e blerjes dhe të gjitha pasuritë jo financiare kapitale dhe jokapitale do t’i nënshtrohen normave të zhvlerësimit.

Në këtë konteskt, gjatë testimeve, Auditori ka vërejtur që ASHAK edhe pse kishte regjistruar blerjet e vitit në vlerë 5,458€ në regjistrin e e-pasurisë apo regjistrin e pasurive nën 1,000€, për këto pasuri nuk ishte përllogaritur zhvlerësimi.

Për këto pasuri, vlera e prezantuar në Pasqyrat Financiare Vjetore -PFV është e mbivlerësuar duke mos prezantuar vlerën e drejtë të tyre.

“Kjo ka ndodhur për arsye të mos azhurnimit të të dhënave me arsyetimin që nuk kishte kontratë për mirëmbajtje të sistemit e-pasuria nga MAP/MPB, për të cilat ASHAK kishte korespondecë të komunikimit”, ka shkuar ZKA.

Auditori ka theksuar se, prezentimi i pasurive nën 1,000€ në PFV duke mos përllogaritur zhvlerësimin reflekton me prezantim jo të drejtë të pasurisë në PFV, duke e mbivlerësuar vlerën e tyre.

“Kryetari i ASHAK duhet të sigurojë që për të gjitha pasuritë janë aplikuar normat e zhvlerësimit, në mënyrë që prezantimi i tyre në PFV të jetë i plotë dhe i saktë”, ka shkruar ZKA.

ASHAK së fundmi është vënë nën kritika të ashpra për shkak të një analize që ka bërë me titull “Synimet destabiliziuese të Serbisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor”,  ku konstaton se ‘Marrëveshja e Uashingtonit’ i shkaktoi dëm të madh Kosovës, pastaj se njohjet e shtetit janë sponzorizuar me korrupsion etj. Në media  u publikuan email’a se si në fakt po del që ky ishte krejt këndvështrim personal i Mehmet Krajës, jo i gjithë akademisë, publikimin e së cilës e kishin  kundërshtuar anëtarët tjerë. /PERISKOPI/

 

Të ngjashme
Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Trump: Irani do të bjerë dakord për inspektime të mëdha të armëve

Trump: Irani do të bjerë dakord për inspektime të mëdha të armëve

Mustafa Nano mesazh për protestuesit: Mbani distancë nga qentë e Hamasit dhe zagarët e Berishës

Mustafa Nano mesazh për protestuesit: Mbani distancë nga qentë e Hamasit dhe zagarët e Berishës

Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim

Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim

Kryenegociatori i Iranit shkon në Oman për bisedime

Kryenegociatori i Iranit shkon në Oman për bisedime

Avokati i Popullit: Raporti i ekspertëve britanikë ka nxitë debat dhe ua ka hapë sytë shteteve financuese të Speciales

Avokati i Popullit: Raporti i ekspertëve britanikë ka nxitë debat dhe ua ka hapë sytë shteteve financuese të Speciales

Shkruhet historia, Messi është golashënuesi më i mirë në histori të Botërorit

Shkruhet historia, Messi është golashënuesi më i mirë në histori të Botërorit

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën

E pabesueshme: Messi e huq penalltinë, s'ia qëllon as portës

E pabesueshme: Messi e huq penalltinë, s'ia qëllon as portës