AKI pushtohet nga militantë të Lëvizjes Vetëvendosje – shumica nga ta gilangji

AKI pushtohet nga militantë të Lëvizjes Vetëvendosje – shumica nga ta gilangji

Agjencia Kosovare e Inteligjencës zyrtarisht është bërë me ‘spiun’ të rinj, të cilët gjatë ditës së djeshme kanë nënshkruar kontratat për punësimin e tyre në këtë institucion të lartë të sigurisë, shkruan Periskopi. Kjo Agjenci, që në krye të së cilës është Petrit Ajeti, vitin e kaluar kishte shpallur konkrus për disa pozita. Periskopi muajin […]

Kjo Agjenci, që në krye të së cilës është Petrit Ajeti, vitin e kaluar kishte shpallur konkrus për disa pozita. Periskopi muajin e kaluar ka raportuar se si një pjesë e tyre janë pranuar në punë, e që pjesa dërrmuese vijnë kryesisht nga komuna e Gjilanit, prej nga vjen edhe vetë kryespiuni i Kosovës.

Në mesin e të punësuarve – tashmë me letra në AKI – shumica nga të pranuarit janë militantë ose simpatizantë të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.

Këtë e kanë thënë burime të sigurta të Periskopit.

“Dhjetëra nga ta, të cilët dje (e hënë 29 prill) kanë nënshkruar kontratat janë njerëz të Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë ky burim.

Por, përveç ndikimeve të shefit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Petrit Ajeti, që ‘rekrutët’ e rinj në këtë institucion të jenë nga regjioni nga vjen, aty është shkelur edhe ligji për AKI-në.

Bëhet fjalë për moshën e të pranuarve tashmë me letra në këtë institucion të lartë të sigurisë.

“Përveç që janë njerëz të partisë në pushtet Lëvizjes Vetëvendosje, mosha e tyre sillet nga 48 deri në 51 vjeç , e që ligji për pensionimin për agjentët e AKI’së e thotë se ata duhet të dalin në pension të parakohshëm në moshën 55 vjeçare”, ka thënë ky burim.

Në konkursin që ka zgjatur pothuajse për një vit, AKI kishte shpallur konkurs për pozitat si Inteligjencë, IT, Programim, Kibernetikë, Siguri fizike dhe Shërbime mbështetëse administrative.

Për konkursin në këtë institucion në komisionin parlamentar për mbikqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ishte ftuar në raportim drejtori, Petrit Ajeti.

/PERISKOPI/

Të ngjashme
Arsenali nuk heq dorë nga Barcola, PSG i mbyll derën largimit

Arsenali nuk heq dorë nga Barcola, PSG i mbyll derën largimit

Irani ende pa vendim përfundimtar për marrëveshjen me ShBA-në

Irani ende pa vendim përfundimtar për marrëveshjen me ShBA-në

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre