Aksidenti me fatalitet i familjes nga diaspora, njëri fëmijë në gjendje të rëndë

Aksidenti me fatalitet i familjes nga diaspora, njëri fëmijë në gjendje të rëndë

Dy personat që vdiqën në aksidentin tragjik që ndodhi sot në Podujevë, janë mërgimtarë nga fshati Jançishtë e Komunës së Malishevës. Lajmin e ka konfirmuar Kryetari i kësaj komune, Ekrem Kastrati. Ai ka thënë se njëri nga fëmijët që ka mbetur i lënduar është në gjendje të rëndë shëndetësore, derisa tjetri i lënduar lehtë. “Dy […]

Lajmin e ka konfirmuar Kryetari i kësaj komune, Ekrem Kastrati.

Ai ka thënë se njëri nga fëmijët që ka mbetur i lënduar është në gjendje të rëndë shëndetësore, derisa tjetri i lënduar lehtë.

“Dy qytetarë nga Komuna e Malishevës e kanë humbur jetën në një aksident trafiku. Njëri nga fëmijët është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe tjetri është i lënduar lehtë.  Komuna e Malishevës është në ditë dhimbje e pikëllimi për humbjen e tyre. I shpreh ngushëllimet e mia familjes dhe gjithë qytetarëve”, ka thënë Kastrati për Express

Ndryshe, një 35-vjeçare me inicialet M.S dhe një 36-vjeçar me inicialet Sh.S, kanë mbetur të vdekur pas një aksidenti të rëndë që ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Podujevë, raporton Express.

Rastin  e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ahmeti ka bërë me dije se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar edhe dy fëmijë.

“Rreth orës 04:40 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, një veturë (me targa të huaja) e cila ka qenë në lëvizje dhe një autobus. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar katër persona, dy prej tyre nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë”, ka deklaruar Ahmeti.

Fëmijët e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, derisa trupat e viktimave janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Trupat e viktimave :Sh.S, mashkull, 36 vjeç dhe M.S, femër, 35 vjeç janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa dy personat tjerë të lënduar (fëmijë) janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti./

 

Të ngjashme
Era dallavere: VV në Gjilan pritet t'ia japë 75 hektarë tokë të shtetit për 99 vjet një kompanie të sapokrijuar

Era dallavere: VV në Gjilan pritet t'ia japë 75 hektarë tokë të shtetit për 99 vjet një kompanie të sapokrijuar

Haziri: LDK-ja e gatshme për bashkëpunim me VV-në

Haziri: LDK-ja e gatshme për bashkëpunim me VV-në

Messi nënshkruan fanellën me simbole të Kosovës

Messi nënshkruan fanellën me simbole të Kosovës

Mot me diell dhe vranësira, pasdite mundësi për reshje lokale shiu e rrufe

Mot me diell dhe vranësira, pasdite mundësi për reshje lokale shiu e rrufe

Kosova rrezikon t’i humbë 60 milionë euro nga Plani i Rritjes nëse deri më 30 qershor s’i miraton reformat e kërkuara

Kosova rrezikon t’i humbë 60 milionë euro nga Plani i Rritjes nëse deri më 30 qershor s’i miraton reformat e kërkuara

Fjalët e Lionel Messit pasi theu rekordin e golave në Kupën e Botës

Fjalët e Lionel Messit pasi theu rekordin e golave në Kupën e Botës

Trump: Do të bëj atë që duhet të bëj nëse Irani shkel marrëveshjen

Trump: Do të bëj atë që duhet të bëj nëse Irani shkel marrëveshjen

“Refuzimi i gazit amerikan mund të çojë në dobësimin e raporteve Kosovë-SHBA”

“Refuzimi i gazit amerikan mund të çojë në dobësimin e raporteve Kosovë-SHBA”

Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës