Aksidenti me fatalitet në Drenas, arrestohet një person

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur të enjten në fshatin Terstenik të komunës së Drenasit, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar. Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:07 dhe janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Përveç dëmeve materiale, drejtuesi i motoçikletës, viktimë mashkull kosovar, […]
Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:07 dhe janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Përveç dëmeve materiale, drejtuesi i motoçikletës, viktimë mashkull kosovar, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra, ndërsa pasagjeri që ndodhej me të ka pësuar lëndime trupore, përcjell Periskopi.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa drejtuesi i veturës, gjithashtu mashkull kosovar, është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Rasti po hetohet si “aksident trafiku me fatalitet”.












