Aksion i antidrogës në Pejë/ Arrestohen tre persona për kultivim narkotikësh në Sverkë

Aksion i antidrogës në Pejë/ Arrestohen tre persona për kultivim narkotikësh në Sverkë

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë për Luftimin e Narkotikëve, ka ndërmarrë sot në orët e hershme të mëngjesit një aksion policor që rezultoi me arrestimin e tre personave të dyshuar për veprat penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve […]

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë për Luftimin e Narkotikëve, ka ndërmarrë sot në orët e hershme të mëngjesit një aksion policor që rezultoi me arrestimin e tre personave të dyshuar për veprat penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sipas njoftimit zyrtar, aksioni është vazhdim i hetimeve të rastit të koduar “Vera 2024”, që lidhet me plantacionet e zbuluara gjatë vitit të kaluar në fshatin Sverkë të komunës së Pejës, ku ishin sekuestruar rreth 3,000 bimë narkotike dhe afro një ton marihuanë.

Arrestimet e sotme janë ekzekutuar nga Njësiti Special Intervenus në rajonet e Pejës dhe Gjakovës. Me urdhër të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa janë sekuestruar edhe dy automjete, tre telefona mobil dhe një shumë parash në kesh.

Prokuroria njofton se brenda afatit ligjor do të paraqesë kërkesë për sigurimin e prezencës së të pandehurve në procedurë penale.

Ndërkohë, në lidhje me këtë rast, më herët janë arrestuar edhe tetë persona në Republikën e Shqipërisë për veprën e njëjtë penale, në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar për luftimin e kultivimit të narkotikëve./Periskopi/

Të ngjashme
Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve