Aktakuzë ndaj ish-drejtorit të Krimeve Ekonomike dhe një biznesmeni

Aktakuzë ndaj ish-drejtorit të Krimeve Ekonomike dhe një biznesmeni

  Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj ish-drejtorit për krime ekonomike të Policisë së Kosovës, Emin Beqiri dhe biznesmenit Rrahim Hashimi, për rastin e njohur si “Sekseri”. Beqiri akuzohet për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”, “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare” dhe “Moslajmërimi i veprave penale”, ndërsa Rrahim Hashimi, sipas prokurorisë ka kryer veprat penale […]

 

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj ish-drejtorit për krime ekonomike të Policisë së Kosovës, Emin Beqiri dhe biznesmenit Rrahim Hashimi, për rastin e njohur si “Sekseri”.

Beqiri akuzohet për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”, “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare” dhe “Moslajmërimi i veprave penale”, ndërsa Rrahim Hashimi, sipas prokurorisë ka kryer veprat penale “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Mashtrimi”.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në lëndën penale të shenjëstruar si rasti “Sekseri”, kundër të akuzuarve E.B. në drejtim të veprave penale nga neni 422 paragrafi 1 i KPRK-së, nenit 394 paragrafi 2 i KPRK-së, dhe nenit 386 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, dhe Rr.H. në drejtim të veprave penale nga neni 431 paragrafi 1 i KPRK-së, dhe 335 paragrafi 1 lidhur me nenin 81 të KPRK-së”, ka njoftuar Prokuroria e Shtetit.

Ish-shefi i krimeve ekonomike në Policinë e Kosovës, Emin Beqiri dhe biznesmeni Rrahim Hashimi dyshohen se u kishin marrë 100 mijë euro drejtuesve të organizatës QAD, për t’ua mbyllur një rast.

Vetëm pak muaj para se të niste ky hetim, Policia kishte arrestuar 8 zyrtarë të organizatës QAD nën dyshimin se kanë krijuar skema piramidale, nëpërmjet të cilave kanë mashtruar fermerë të shumtë për grante bujqësore.

 

Të ngjashme
Kosova sot voton

Kosova sot voton

Mbi 100 prokurorë në terren për mbrojtjen e votës

Mbi 100 prokurorë në terren për mbrojtjen e votës

Moti sot, temperatura deri në 27°C

Moti sot, temperatura deri në 27°C

Alarm për tritol në një automjet në Vlorë, Policia në vendngjarje

Alarm për tritol në një automjet në Vlorë, Policia në vendngjarje

Izraeli thotë se ka goditur 150 'objektiva të Hezbollahut' në Liban - publikon pamje

Izraeli thotë se ka goditur 150 'objektiva të Hezbollahut' në Liban - publikon pamje

Fitim Havolli falënderon qytetarët për mbështetjen: Do të jem 100% zëri juaj në Kuvend

Fitim Havolli falënderon qytetarët për mbështetjen: Do të jem 100% zëri juaj në Kuvend

Gjermania rrit investimet ushtarake përballë kërcënimit rus

Gjermania rrit investimet ushtarake përballë kërcënimit rus

BE kërkon zgjedhje të qeta në Kosovë, institucionet paralajmërojnë masa ndaj ndërhyrjeve në procesin zgjedhor

BE kërkon zgjedhje të qeta në Kosovë, institucionet paralajmërojnë masa ndaj ndërhyrjeve në procesin zgjedhor

Kurti nuk i ndal thumbimet as në orët e fundit të fushatës: Nëse dikur kishim shtet për disa, tash për krejt

Kurti nuk i ndal thumbimet as në orët e fundit të fushatës: Nëse dikur kishim shtet për disa, tash për krejt

Gjini: Kthejani ëndrrën Kosovës – s’mund ta lëmë të varfër dhe të shkretë

Gjini: Kthejani ëndrrën Kosovës – s’mund ta lëmë të varfër dhe të shkretë

Ambasadori gjerman takon përfaqësues të mediave dhe shoqërisë civile para zgjedhjeve në Kosovë

Ambasadori gjerman takon përfaqësues të mediave dhe shoqërisë civile para zgjedhjeve në Kosovë

Rama flet në CNN: Si mund të transformohet një protestë lokale në spektakël ndërkombëtar?

Rama flet në CNN: Si mund të transformohet një protestë lokale në spektakël ndërkombëtar?

Shqipëria pëson humbjen e dytë radhazi nën drejtimin e Maranit

Shqipëria pëson humbjen e dytë radhazi nën drejtimin e Maranit