Aktakuzë ndaj një mjeku në Prizren – detyroi pacienten ta kryente lindjen në një spital privat

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit S.Gj., gjinekolog në spitalin e Prizrenit, pasi i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. “Sipas aktakuzës, me datë 31.01.2022 në Prizren, në kohë të pavërtetuar, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar – në cilësinë e […]
“Sipas aktakuzës, me datë 31.01.2022 në Prizren, në kohë të pavërtetuar, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar – në cilësinë e mjekut pranë repartit të Gjinekologjisë – Obstetrike të Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, nuk i përmbush detyrat zyrtare me qëllim që t’i mundësojë dobi pasurore vetes dhe personit tjetër dhe që t’i shkaktojë dëm pasuror personit tjetër, vepron në kundërshtim me Ligjin për Shëndetësi të Republikës së Kosovës, në atë mënyrë që refuzon ta pranojë kërkesën e pacientes G.B., ta kryejë lindjen me operim pranë Spitalit të Përgjitshëm të Prizrenit, me arsyetimin se pranë Repartit të Gjinekologjisë Obstetrike kishte pasur pacientë të infektuar me Covid-19 dhe i rekomandon të njejtës dhe bashkëshortit të saj, J.B., që lindjen me operim ta kryejnë në njërën prej klinikave private me seli në Prishtinë, në të cilën klinikë i pandehuri edhe është i angazhuar si mjek, pavarësisht se të gjitha kontrollet paraprake mjekësore pacientja në fjalë në vazhdimësi i ka kryer në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, nën kujdesin e të pandehurit si dhe në klinikën private të tij në Prizren, me ç’rast e njejta detyrohet që lindjen ta kryejë pranë klinikës private në Prishtinë, të cilin operim e kryen vetë i pandehuri, duke i shkaktuar kështu dëm material të dëmtuarve G.B., dhe J.B., në shumën prej 1,500.00 € (njëmijë e pesëqind euro)”, thuhet në njoftim.
Postimi i plotë:












