Aktakuzë për pesë zyrtarë në komunën që udhëheqet nga VV-ja

Aktakuzë për pesë zyrtarë në komunën që udhëheqet nga VV-ja

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër pesë personave, zyrtarë të komunës së Prizrenit. Aktakuzë është ngritur ndaj L.K., F.K., R.Sh., A.Sh., dhe G.B., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Sipas aktakuzës, me datë 18.03.2019, në Prizren, të pandehurit L.K., kryetar […]

Aktakuzë është ngritur ndaj L.K., F.K., R.Sh., A.Sh., dhe G.B., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas aktakuzës, me datë 18.03.2019, në Prizren, të pandehurit L.K., kryetar i komisionit, F.K., – zëvendës kryetar i komisionit, R.Sh., A.Sh., dhe G.B., anëtarë të komisionit për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme të Komunës së Prizrenit, në bashkëkryerje, duke vepruar në cilësi të personave zyrtar, me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për vete apo personin tjetër, nuk i kanë përmbushur detyrat zyrtare të tyre të përcaktuara me ligj dhe njëkohësisht i kanë tejkaluar kompetencat e tyre ligjore, në atë mënyrë që me dashje e kanë shkelur kriterin e vetëm të Ankandit Publik përkatësisht Ligjin për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbim të Pronës së Paluajtshme të Komunës, ku theksohet se procedurat për Dhënien në Shfrytëzim afatshkurtër të pronës së Komunës bëhen përmes Procedurave të Ankandit Publik, dhe se përzgjedhja e fituesit bëhet në bazë të një kriteri dhe atë të çm imit më të lartë të ofruar.

Komisioni në fjalë ka favorizuar ofertuesen F.B., në dëm të të dëmtuarit A.D., i cili nuk përzgjidhet si përfitues i ankandit edhe përkundër faktit se i dëmtuari kishte kuotuar me çmim më të lartë, gjegjësisht në shumën prej 25.20 euro për m2, për lokalin e evidentuar me nr. 29 i cili gjendet në sheshin Shatërvan në Prizren.

Ndërsa, ofertuesja të cilës i është dhënë lokali me qira kishte ofertuar në shumën prej 20.06 euro për m2, e në anën tjetër edhe përkundër faktit se në bazë të dokumentacionit të prezantuar dëshmohet se përfituesja F.B., nuk ka pasur përvojë në menaxhim dhe zhvillim të biznesit, Komisioni për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbim të Pronës së Paluajtshme të Komunës së Prizrenit, e ka poentuar me pikë maksimale, ndërsa më pas komisioni i ankesave pranë Komunës së Prizrenit e kishte aprovuar ankesën e palës së dëmtuar dhe përmes Vendimit të datës 28.02.2019 duke e kthyer çështjen në rishqyrtim, mirëpo, përkundër faktit të tillë Komisioni përmes njoftimit të datës 01.04.2019 ka potencuar se qëndrojnë prapa njoftimit të datës 17.01.2019 ku janë shpallur fituesit e ankandit për shfrytëzimin me qira të lokaleve – pronë komunale.

Me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit L.K., F.K., R.Sh., A.Sh., dhe G.B., kanë përmbushur elementet e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit, për veprën penale e cila u vihen në barrë.

 

Të ngjashme
Karton i kuq: Belgjika mbetet me 10 lojtarë ndaj Iranit

Karton i kuq: Belgjika mbetet me 10 lojtarë ndaj Iranit

Pas sulmeve të javës së kaluar, Trump paralajmëron Iranin: Ndaloni Hezbollahun ose do të godasim më fort

Pas sulmeve të javës së kaluar, Trump paralajmëron Iranin: Ndaloni Hezbollahun ose do të godasim më fort

Pas mbledhjes te Kryeministria, nis marshimi masiv rrugëve të Tiranës: Rama n’burg, Berisha n’burg

Pas mbledhjes te Kryeministria, nis marshimi masiv rrugëve të Tiranës: Rama n’burg, Berisha n’burg

IHMK: Java nis me reshje e stuhi lokale, nga e enjtja rikthehen temperaturat deri në 33 gradë

IHMK: Java nis me reshje e stuhi lokale, nga e enjtja rikthehen temperaturat deri në 33 gradë

Prokuroria Speciale paralajmëron aktakuzë për autorët e sulmit ndaj familjes Jashari

Prokuroria Speciale paralajmëron aktakuzë për autorët e sulmit ndaj familjes Jashari

Netanyahu: Do t’i mbajmë trupat në Gaza, Siri dhe Liban për aq kohë sa të jetë e nevojshme

Netanyahu: Do t’i mbajmë trupat në Gaza, Siri dhe Liban për aq kohë sa të jetë e nevojshme

Petritsch: Kosova po e teston durimin e BE-së

Petritsch: Kosova po e teston durimin e BE-së

Negociatat SHBA-Iran janë bllokuar, por ende s’kanë përfunduar, i thotë CNN-it një burim iranian

Negociatat SHBA-Iran janë bllokuar, por ende s’kanë përfunduar, i thotë CNN-it një burim iranian

Nis protesta e 22-të në Tiranë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Nis protesta e 22-të në Tiranë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Ministri i Brendshëm porosit protestuesit nga Kosova në Tiranë: Mos harroni, Rama kerkoi njohjen e Kosovës në mes të Beogradit

Ministri i Brendshëm porosit protestuesit nga Kosova në Tiranë: Mos harroni, Rama kerkoi njohjen e Kosovës në mes të Beogradit

Spanja e deklason Arabinë Saudite për fitoren e parë në këtë Botëror

Spanja e deklason Arabinë Saudite për fitoren e parë në këtë Botëror

Zyrtare: UEFA e konfirmon stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja Izrael – Kosovë

Zyrtare: UEFA e konfirmon stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja Izrael – Kosovë

Behgjet Pacolli: Nesër rifillojnë punimet në Aeroportin e Vlorës, po rikthehet ligjshmëria

Behgjet Pacolli: Nesër rifillojnë punimet në Aeroportin e Vlorës, po rikthehet ligjshmëria