Aktgjykimi i Kushtetueses, PDK: E rëndësishme që përgjegjësi mori emër

Avokati dhe përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Fetahu në një konferencë të thirrur për media, foli rreth Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me seancat konstituive të Kuvendit. “Gjykata Kushtetuese nuk ka thënë se është e pamundshme realizimi i votimit të fshehtë, por ka thënë se në kushtet kur ekziston rendi i ditës i […]

“Gjykata Kushtetuese nuk ka thënë se është e pamundshme realizimi i votimit të fshehtë, por ka thënë se në kushtet kur ekziston rendi i ditës i përcaktuar me rregullore, në kushtet ku ekziston politika parlamentare, duhet të vendoset në raport të tyre. Prandaj votimi i fshehtë në këtë fazë të procedurës është shpallur tërësisht jokushtetues”, tha ai.

Fetahu tutje foli edhe rreth propozimit për kryetar Kuvendi nga grupi parlamentar fitues, ku citon Gjykatën që kjo e drejtë nuk duhet të përdoret si mekanizëm për të bllokuar procesin demokratik dhe për të penguar funksionalizimin e institucioneve.

“Pra një e drejtë e tillë, prapa vetës ngërthen dhe detyrimin që mos të shndërrohet në mundësi bllokimi siç ka ndodhur tash e dy muaj”, u shpreh avokati i PDK-së.

“Çka është e rëndësishme në këtë aktgjykim, merr emër përgjegjësi për bllokimin e situatës, prandaj krahas identifikimit të përgjegjësit për shkaktimin e kësaj situate, respektivisht moskonstituimit të Kuvendit, Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar një detyrim, dhe atë vetëm për grupin më të madh parlamentar, dhe jo për grupet të tjera”, u shpreh tutje Fetahu.

Votimi “tinëzar”, Gruda citon Gjykatën: Kryesuesi i seancës s’ka autorizim me ndërru rendin e ditës

Të ngjashme
Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve