Aktgjykimi i Kushtetueses publikohet në Gazetën Zyrtare, nis rrjedhja e afatit 30 ditor për konstituim

Aktgjykimi i Kushtetueses publikohet në Gazetën Zyrtare, nis rrjedhja e afatit 30 ditor për konstituim

Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me seancën konstituive të Kuvendit tashmë është publikuar në Gazetën Zyrtare. Me publikimin e këtij Aktgjykimi, hyn në fuqi edhe afati 30 ditor për konstituimin e Kuvendit. Gjykata ka theksuar se deputetët janë të detyruar që jo më vonë se 30 ditë të përmbyllin seancën konstituive duke zgjedhur kryetarin dhe […]

Me publikimin e këtij Aktgjykimi, hyn në fuqi edhe afati 30 ditor për konstituimin e Kuvendit.

Gjykata ka theksuar se deputetët janë të detyruar që jo më vonë se 30 ditë të përmbyllin seancën konstituive duke zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit.

Sipas Kushtetueses, për shkak se seancat e deritanishme nuk janë zhvilluar në përputhje me aktgjykimin në rastin KO124/25, procesi duhet të rikthehet në fazën ku kishte mbetur, teksa seancat nga data 27 qershor deri më 26 korrik, janë shpallur të pavlefshme.

“Në vijim të kësaj, Gjykata sërish vë në dukje parimet dhe standardet që ndërlidhen me zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Ashtu siç është specifikuar më lart, Gjykata rithekson që mosrespektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese përbën mosrespektim të Kushtetutës. Prandaj, në kuptim të moszbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese,ashtu siç është afirmuar edhe nga Komisioni i Venecias, masat e nxjerra për të zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë legjitime, (shih paragrafin 69 të Opinionit CDL-AD (2017) 003). Në rrethanat e rastit konkret, Gjykata vlerëson që, për faktin që seancat e deritanishme nuk janë zhvilluar sipas Aktgjykimit në rastin KO124/25, procesi duhet të kthehet në fazën që kishte mbetur. Për këtë arsye, Gjykata thekson që vazhdimi i Seancës Konstituive me qëllimin për të konstituuar dhe funksionalizuar Kuvendin e Republikës së Kosovës është në pajtim me Kushtetutën dhe frymën e saj dhe që vazhdimi i Seancës Konstituive konsiderohet si i domosdoshëm në mënyrë që Kuvendi i Republikës së Kosovës si organ përfaqësues, ligjvënës dhe mbikëqyrës të jetë plotësisht funksional në ushtrimin e mandatit kushtetues.”, thuhet në nenin 132 të këtij aktgjykimi të Kushtetueses./Periskopi/

“Rekord i turpshëm”, “Vendim i prerë dhe i detyrueshëm” – Akgjykimi i Kushtetueses që qiti në pah shpërfilljen e VV’së

Të ngjashme
Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve