Akuzat mes njëri tjetrit lihen pak anash: Balotazhi në disa komuna i bën bashkë Albin Kurtin dhe Ramush Haradinajn

Akuzat mes njëri tjetrit lihen pak anash: Balotazhi në disa komuna i bën bashkë Albin Kurtin dhe Ramush Haradinajn

“Albin Kurti është i rekrutuar nga Serbia”, kjo deklaratë e liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt e thënë për 4 vite rresht, nuk po vlen edhe për balotazh të zgjedhjeve lokale. Partia e tij, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe ajo e Albin Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), po ia zgjasin duart njëra tjetrës për rrugën […]

Partia e tij, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe ajo e Albin Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), po ia zgjasin duart njëra tjetrës për rrugën e 9 nëntorit, raporton Periskopi.

Deri tani kanë arritur të bëjnë koalicion tri komuna, e ndërsa një është ende në shqyrtim.

Në Komunën e Fushë Kosovës kjo punë është kryer tash e sa ditë.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Fushë-Kosovës, Valon Prebreza publikoi një foto me shtrëngim duarsh me kandidaten e AAK, Vildane Latifi, duke njoftuar arritjen e marrëveshjes.

“Vazhdojmë rrugëtimin bashkë drejt ndryshimit! Na priftë e mbara”, ka shkruar Prebreza, duke publikuar edhe një fotografi të përbashkët me Latifin.

Këto dyja parti, kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi për balotazh edhe në Prizren.

Kandidati i VV-së në Prizren, Artan Abrashi, në një shkrim ka bërë të ditur se nënshkruan marrëveshjen me kandidatin e AAK-së, Besnik Krasniqi.

“Nënshkruam një marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar një qeverisje të drejtë, transparente dhe zhvillimore për qytetin tonë. Ky bashkëpunim ka vetëm një qëllim: t’i shërbejmë qytetarëve të Prizrenit dhe të garantojmë që çdo projekt, çdo investim e çdo vendim të jetë në dobi të komunitetit tonë. Bashkë, me përkushtim dhe përgjegjësi, do të punojmë për: • zhvillim ekonomik e infrastrukturor, • arsim e rini,  • qeverisje të hapur dhe llogaridhënëse. Prizreni është mbi çdo interes partiak. Për qytetin tonë, për të ardhmen e përbashkët”, ka shkruar Abrashi.

AAK-ja në Prizren mori vetëm 2,214 vota apo 3.47%.

Edhe Junikun e synojnë bashkë këto dy parti.

Sipas kandidatit për kryetar të Junikut nga radhët e LVV-së, Jetmir Tofaj, i cili doli i treti në garë në zgjedhjet e 12 tetorit, marrëveshja është arritur në pajtim me kryesinë e LVV-së.

“Në përputhje me vendimin e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje! Qendra Junik dhe aprovimin e Kryesisë qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje!, është marrë vendim që në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të mbështesim kandidatin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), z. Agron Kuçi”, ka shkruar ai në Facebook.

Në balotazh, Kuçi ka dalë i dyti me 38,88 për qind të votave, ndërkohë që i pari është kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Ruzhdi Shehu, me 48,89 për qind të votave.

Ndërsa në pikëpyetje është komuna e Pejës.

Të martën kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Pejës, Taulant Kelmendi i ka bërë ofertë për bashkëpunim në balotazh kandidatit të AAK, Ali Berisha, duke ia ofruar kështu 6 drejtori komunale dhe Kryesuesin e kuvendit komunal në Pejë, shkruan Periskopi.

Në një prononcim për Periskopin, kandidati i AAK, Ali Berisha tha se kjo ofertë e Vetëvendosjes do të shqyrtohet bashkë me strukturat qendrore, por janë në pritje të ofertës edhe nga kandidati i LDK, Gazmend Muhaxheri.

“Sot e kemi pranuar zyrtarisht ofertën e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidatit për kryetar të komunës, Taulant Kelmendit dhe tani jemi në pritje edhe të ofertave të kandidati tjetër. Ne do t’i konsultojmë të gjitha strukturat e partisë duke filluar nga asambleistët e zgjedhur, mandej strukturën udhëheqëse të degës, do të ketë komunikim edhe me strukturat qendrore të partisë dhe momentin e duhur do të marrim vendimin e duhur besoj për Pejën dhe Aleancën. Presim edhe kandidatin për kryetar të komunës së partisë tjetër dhe mandej do të marrim vendimin e duhur  në momentin ma adekuat të mundshëm”, tha Berisha për Periskopin.

Nga të dhënat e KQZ-së, Gazmend Muhaxheri në zgjedhjet lokale ka marr 46.25% ndërsa Taulent Kelmendi 27.78%.

Më 9 nëntor do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në disa komuna të Kosovës./Periskopi/

Të ngjashme
Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve