Akuzat në distancë për rastin “Dehari”: Albulena Haxhiu e quan Tahirin ish “ministër shurdhues”

Akuzat në distancë për rastin “Dehari”: Albulena Haxhiu e quan Tahirin ish “ministër shurdhues”

Akuzat në mes të ish ministrit të Drejtësisë Abelard Tahiri dhe ministers aktuale Albulena Haxhiu për mostrat e të ndjerit Astrit Dehari, kanë vazhduar, shkruan Periksopi.

I pari gjatë ditës së sotme ka kërkuar llogari nga minsitrja Haxhiu se pse po hesht rreth deklarateve njëher për zhdukjen e mostrave dhe deklaratave të fundit se mostrat janë gjetur në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

E ka qenë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, që i është kundërpërgjigjur shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, i cili sot ka pyetur se pse partia në pushtet po hesht për mostrat e rastit Dehari, të cilat u gjetën javën e kaluar.Haxhiu, përmes një shkrimi në Facebook, e ka quajtur Tahirin “ish-ministër shurdhues”, duke thënë se po “adreson shpifje”.

“Ish ministri më shurdhues, Abelard Tahiri paska adresuar publikisht shpifje të cilat nuk janë për t’u injoruar, por të cilat kërkojnë reagimin e institucioneve përkatëse të drejtësisë”, shkroi Haxhiu.Ajo thotë se qysh më 7 dhjetor 2022 i ka njoftuar institucionet e drejtësisë për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit.

Në një postim në Facebook, deputeti i PDK-së ka shtruar edhe disa pyetje të tjera, lidhur me atë se kush i vodhi këto mostra, e ku qëndruan ato për një vit e gjysmë.
Tutje ai ka pyetur se a ka pasur ndërhyrje në mostra në kohën sa ato ishin jashtë Institutit, derisa tutje ka shkruar se kush i ka kthyer ato tani.

Postimi i Haxhiut në Facebook:

Ish ministri me shurdhues, Abelard Tahiri paska adresuar publikisht shpifje të cilat nuk janë për t’u injoruar, por të cilat kërkojnë reagimin e institucioneve përkatëse të drejtësisë.
Si Ministre e Drejtësisë, kam për obligim të demantojë shpifjet e trilluara, ndërsa të njëjtit le t’i mbetet për tu sqaruar më tej në organet kompetente, me shpresën që pas këtyre deklaratave do të ftohet si dëshmitar.Për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit, i kam njoftuar institucionet e drejtësisë në orët e mbrëmjes së 7 dhjetorit të vitit 2022, ndërsa opinionin publik përmes konferencës për medie më 8 dhjetor 2022. Për të gjitha këto ekzistojnë dëshmitë.

Tahiri: Çka është kjo heshtje në Vetëvendosje për mostrat e rastit Dehari?

 

Shpërndaje në: